Në Kuvend Diskutohet Rreth Investimeve nga Diaspora
10.4.2018 - 06:55
Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje Besian Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) do të raportojë në lidhje me Sektorin e Investimeve Strategjike dhe për sfidat të cilat paraqiten gjatë zbatimit të Ligjit për Investime Strategjike.