Ilustrim

22 Mijë Kilogram Fishekzjarrë për Vitin e Ri

Dogana e Kosovës thotë se deri më 19  dhjetor kanë hyrë 22 mijë kilogram fishekzjarrë. Vlera e importeve mund të jetë edhe më e madhe deri në fund të vitit.

“Gjatë këtij viti deri me datë 19 dhjetor kishim rreth 22 mijë kilogram me vlerë prej 36.000 mijë euro”, thuhet në përgjigjet e Doganës së Kosovës.

Duke krahasuar të dhënat e Doganës së Kosovës del se në vitin 2017 në Kosovë janë importuar 3 herë më pak fishekzjarrë sesa në vitin 2016.

Në vitin 2016 sipas të dhënave të Doganës së Kosovës janë importuar 74 mijë kilogram fishekzjarrë me vlerë prej 116 mijë euro.

Kryetari i komunës së Prishtinës përmes një urdhërese ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në Prishtinë. Ata që e shkelin këtë urdhëresë do të gjobiten me nga 100 euro.

http://kallxo.com/shpend-ahmeti-ndalon-petardat-ne-prishtine/