FOTO ARKIV

20 Vjet pas Betejës së Likoshanit dhe Qirezit

Fondi për të Drejtën Humanitare organizon ligjëratën publike: “Sot, 20 vite më parë – Rasti i Likoshanit dhe Qirezit”.

Rasti i Likoshanit dhe Qirezit shënjuan edhe fillimin e luftës në Kosovë dhe me rastin e 20 vjetorit të kësaj ngjarje, FDH Kosovë organizon ligjëratë informative mbi krimet që ndodhën atë ditë.

Kjo do të jetë ligjërata e parë publike mbi temën “Sot, 20 vite më parë”, ku FDH Kosovë do të përkujtoj ngjarjet dhe viktimat e krimeve të luftës në 20 vjetorin e tyre përgjatë dy viteve të ardhshme.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen, bazohen në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturave nga Tribunali i Hagës.