Foto: REL/Reuters

2 mijë e 708 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 459 mostra të testuara për COVID-19 , 103 persona kanë rezultuar pozitivë.

IKSHP-ja ka bërë të ditur se në Kosovë janë 2 mijë e 708 raste aktive me coronavirus.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend edhe 6 persona kanë mbetur të vdekur nga COVID-19.

Numri total i të prekurëve me coronavirus ka shkuar në 5472 persona, 2640 të shëruar dhe 124 kanë mbetur të vdekur.