Foto: Facebook

17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Ne Spitalin Rajonal të Pejës po trajtohen 59 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të spitalit, gjatë 24 orëve janë shëruar 5 pacientë nga COVID-19.

Nga pacientët, të cilët po trajtohen për COVID-19, 1 pacient është me respirator, 42 pacientë janë në oksigjeno- terapi dhe nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.