TIrana

139 raste të reja dhe 5 vdekje në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar 139 raste të reja dhe 5 humbje jete si pasojë e Covid-19.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 3457 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 139 qytetarë.