12 raste pozitive me Delta Plus regjistrohen në Kosovë nga 70 mostrat e dërguara në Gjermani

12 raste pozitive me variantin Delta Plus janë regjistruar në Kosovë nga 70 mostra pozitive me COVID-19 të cilat ishin dërguar për analizë në Gjermani.

Përmes komunikatës për media ministria e shëndetësisë ka treguar se mostrat kanë qenë pozitive pastaj janë dërguar për sekuencionim përmes projektit ECDC në Eurofin në shtetin e Gjermanisë.

“Sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%)”, thuhet gjithashtu në njoftim.

Varianti Delta u detektua për herë të parë në Indi gjatë vitit të kaluar, dhe konsiderohet si njërin ndër variantet me intensitet të shpërndarjes më të shpejtë se COVID-19.

Çka duhet të dini për variantin Delta? (FOTO)