CoVid-19 - Të shëruar

119 të shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 119 persona janë shëruar nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka shkuar në 12 mijë e 570 kurse numri i rasteve aktive është ulur në 1 mijë e 880.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive.

Kurse dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, një rast nga Spitali Rajonal i Gjilanit dhe një rast nga Mjekimi Intensiv Qendror.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 15.063 raste nga 62.011 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 613 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë.