Ilustrim

117 të arrestuar për mosrespektim të kufizimit të lëvizjes të vendosur nga Qeveria

Gjithsej 117 persona janë arrestuar dje në Kosovë për mosrespektim të masave të sigurisë ndaj COVID-19.

Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit ishin hasur gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes pa ndonjë arsye.

Më numrin më të madh prin rajoni i Prishtinës më 26 raste dhe 58 të dyshuar, pasuar nga rajoni i Prizrenit më 18 raste dhe 32 të dyshuar dhe Gjakova më 7 raste dhe 12 të dyshuar.

Në mesin e tyre janë ndaluar edhe qytetarë që kanë drejtuar veturën pa ndonjë arsye.

Policia njofton se në mesin e 117 të dyshuarve kishte edhe të mitur.

Te gjithë, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Deri më tani numri i të prekurve me COVID-19 është 283, prej tyre 58 të shëruar dhe 7 të vdekur.