Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rriten sponsorizimet në kulturë gjatë viti 2021

Sponsorizimi i aktiviteteve kulturore nga subjektet afariste është rritur gjatë 2021 në krahasim me dy vite më parë.

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shuma e sponsorizuar për aktivitete kulturore gjatë viti që shkoi, kalon shumë prej 980 mijë euro.

Gjatë 2019 dhe 2020 shuma e sponsorizimeve në kulturë nuk i kalonte 700 mijë euro.

Zana Fetiu, këshilltare për media e ministrit të Kulturës, ka thënë për KALLXO.com se Komisioni për shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave për lëshimin e vërtetimeve për sponsorizime, ka lëshuar 50 vërtetime për 2021-en

“Nga kërkesat e shqyrtuara Komisioni për Kulturë ka lëshuar 50 vërtetime në vitin 2021, në vlerë prej 984,700 euro, për palët që i kanë plotësuar kushtet për tu pajisur me vërtetim të sponsorizimit”, ka thënë Fetiu, për KALLXO.com.

Në 2019-në vlera e aktiviteteve të sponsorizuara ishte 68 mijë euro. Ndërsa në 2020-në sponsorizimet në kulturë shënuar një rritje drastike, duke arritur shumë 629,695 euro.

Sipas Ligjit për Sponsorizim, subjektet që sponsorizojnë aktivitetet në kulturë, u njihet zbritja njëzet për  qind (20%) nga tatimi në fitim në bazë të Ligjit Nr.05/L-029 për Tatimin ne të Ardhurat e Koropratave.

Ligjin për sponsorizime në fushën e kulturës rinisë dhe sportit është miratuar në vitin 2016.