Në Zvicër mbahen mbrëmjet e filmit shqiptar

Më 18 dhe 19 mars 2022, në Zvicër do të mbahen mbrëmjet e filmit shqiptar.

Mbrëmjet e filmit shqip do të mbahen në dy qytete zvicerane.

Në natën e parë, më 18 mars 2022, në ora 19:00 në “Universitetin e Lozanës” në Lozanë do të shfaqen filma e shkurtër: “Çlirimi”, “Hekurishtja” nga Burim Haliti  dhe “Piano” nga Xhelal Haliti.

 

Ndërsa, më 19 mars 2022, në ora  18:00  në Freiburg do të shfaqen filmat:  “Hekurishtja” dhe “Çlirimi”  me regji të Burim Halitit, “Piano” i Xhelal Haliti, “Skenari i nënës” i Kastriot Saqipit, dhe “Lorin” nga Ajas Kuliçi.

Në të dy mbrëmje, pas shfaqjes së filmave, regjisorët do të kenë një bashkëbisedim me pjesëmarrësi për filmat dhe kinemanë shqiptare.