Mbahet tryeza për trashëgiminë kulturore të Kosovës

 Trashëgimia kulturore e Kosovës, qoftë ajo monumentale- arkeologjike, natyrore por edhe shpirtërore është mjaft e pasur, por kjo trashëgimi sidomos ajo monumentale po vazhdon të rrezikohet dhe zhduket.

Këto shqetësime dolën gjatë tryezës, “’Trashëgimia kulturore e Kosovë: Politikat dhe poetikat e trashëgimizimit” të mbajtur sot në kuadër Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Tryeza është fokusuar në trashëgimizmin si proces politik dhe poetik, i cili kohëve të fundit është bërë objekt i shumë studimeve dhe diskutimeve në fushën studimeve të trashëgimisë kulturore.

Florina Jerliu, eksperte në fushën e trashëgimisë monumentale, mbajti kumtesën me temën “Trashëgimia arkitekturore: Mbrojtja dhe potenciali i diversitetit tipologji”.

Gjatë fjalës së saj, Jerliu ka prezantuar gjendjen e trashëgimisë arkitekturore shikuar nga këndvështrimi historike, ruajtja, gjendja aktuale dhe rëndësia e saj.

“Se sa e rëndësishme është kjo, po e filloj më një konstatim të bazuar se trashëgimia e Kosovës që prej kohësh ka qenë referenca udhëheqëse e diskutimeve ndërkombëtare mbi të ashtuquajturën çështje e Kosovës”, ka thënë ajo.

Ndërsa studiuesi Arsim Canolli, gjatë kumtesës së tij, “Trashëgimia kulturore shpirtërore: Poetika e rivitalizimit të saj”, është ndalur në te trashëgimia kulturore shpirtërore në kontekst të argumentit të gjerë të trashëgimizimit të praktikave të caktuar në Kosovës.

Ai është ndalur tek trashëgimia specifike që ka të bëjë me kulturën buknore, konkretisht flinë.

“Gjatë studimit tim kam vërejtur se flija është gatesë që ndërlidhet me praktikat e simbolikat e kultit te diellit, vjen si mbijetojë kulturore duke marrë guxim të themi se vej nga pellgu pagan. Po që ka një përdorim të gjatë edhe gjatë festave në ditët e sotme”, ka thënë ai.

Përveç trashëgimisë arkitekturore, arkeologjike e shpirtërore, Kosova ka një trashëgimi të pasur natyrore e cila nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga institucione.

Shemsi Krasniqi, ekspert në fushë e trashëgimisë natyrore, gjatë fjalës së tij në këtë tryezë ka pohuar se Kosova ka një pasur natyrore (peizazhe kulturore), por që nuk gëzoi sa duke mbështetjen institucionale.

“Lidhja e kulturës dhe natyrës është çështje e njohur antropologjike, por, në Kosovë akoma ka mungesë të studimeve në këtë fushë”, ka thënë Krasniqi.