Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hapet thirrja për aplikim për edicionin e 40-të të Seminarit të Shqipes

Drejtoria e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturës Shqiptare ka hapur sot thirrjen për pjesëmarrje në edicionin e 40-të të këtij seminari.

Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturës Shqiptare (Seminari i Shqipes) do të mbahet nga 15 deri më 26 gusht 2022.

Përmes një njoftimi, drejtoria e Seminarit ka njoftuar se aplikimet për pjesëmarrje me punime ose për ndjekjen e kurseve të shqipes (për studentët e huaj) mund bëhen deri më 17 qershor 2022 në e-mail adresën: [email protected].

Ndërsa, studiuesit nga Shqipëria duhet të aplikojnë në bashkëdrejtorinë e Seminarit në Tiranë (e-mail adresa: [email protected]).

Edhe këtë edicion, sipas traditës gjatë Seminarit të Shqipes do të mbahen kurset gjuhës shqipe në tri nivele, ligjërata, referime e tryeza shkencore.

Gjithashtu, drejtoria e Seminarit ka paraparë edhe një program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore dhe historinë, si dhe me veprimtaritë kulturore në vende të ndryshme të Kosovës.

Në dy ditët e fundit të Seminarit do të mbahen edhe sesionet shkencore, nga gjuhësia me temën boshte: Shqipja në kontakt; sesioni i letërsisë me temën bosht: Letërsia shqipe në kontekstin; dhe sesioni i Kulturologjisë me tenë bosht: Dezinformimi dhe propaganda në mediet sociale.

Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht.

Seminari i Shqipes organizohet nga Fakulteti i Filologjisë së Universitetit “Hasan Prishtina në Prishtinë në bashkëorganizim me Fakultetin Histori Filologji të Universitetit të Tiranës.