Fyerja e heronjve të Kosovës përmes shtatoreve e busteve të pasluftës 

Shumë prej busteve dhe shtatoreve të pas luftës e që u kushtohen personaliteteve kosovare, por edhe atyre ndërkombëtare janë bërë si mos më keq dhe pa ndonjë kriter artistik. Të punuara keq e pa mirëmbajtjen e duhur, në disa raste bustet nuk u ngjajnë fare personaliteteve për të cilat janë krijuar. 

Pjesa dërmuese e këtyre busteve janë bërë me para të taksapagueseve kosovarë. 

 Ilir Muharremikritik artit, ka thënë për Kallxo.com se shumë prej statujave dhe shtatoreve të bëra pas luftës për personalitetet e njohura historike, janë punuar pa ndonjë kriter, qoftë artistik apo estetik. 

Duke mos dashur të përmend rastet veç e veçMuharremi shton se shumë prej skulpturave nuk u ngjajnë personaliteteve për të cilat janë bërë, duke fyer kështu, heronjtë e Kosovës. 

Disa shtatore nëpër qendra të Kosovës janë dobët të punuara si në aspektin estetik artistik e deri te matja e proporcioneve të gjymtyrëve të trupit. Pastaj shtatoret janë shumë të zymta dhe gjithnjë heronjtë i ngarkojmë me armë dhe trupin po ua bëjnë shumë muskulor thuajse janë gladiator”, ka pohuar ai. 

Sipas tij, skulptura i nënshtrohet estetikës, hapësirës, kohës, ndryshueshmërisë gjatë mëngjesit e deri te dritat artificiale që puqet në mbrëmje. 

“Roli kryesor i skulpturës nëse e punojmë figurën e njeriut është pamja dhe materiali, ose harmonia e jashtme proporcionale. E brendshmja: shpirtëroja, pjesa historike duhet të korrespondoj me të jashtmen, kemi një bashkëlidhje këtu. Ky lloj skulpture kërkon aksent të fortë, dhe proporcione të qarta ndërmjet trupit dhe hapësirës. Kjo më mirë i takon një kthimi në antikë: bukurisë së trupit dhe në barok efekteve iluzionistë”, ka thënë Muharremi për Kallxo.com. 

Skulptorja Arjeta Miftari, ka pohuar për Kallxo.com se duhet të ketë një kujdes në përzgjedhjen e shtatoreve, duke pas parasysh rëndësinë dhe personalitetet që kujtohen. 

 “Kosova ka skulptorë shumë të mirë dhe që zotërojnë punën shumë mirë, por mendoj që nuk ju është dhënë  hapësire që të jenë prezent në konkurse të ndryshme”, ka thënë ajo. 

Ndërsa Albrim Thaçi, skulptor, ka thënë për Kallxo.com se shumë prej skulpturave dhe busteve u mungon kreativiteti dhe elementet artistike të personaliteteve për të cilët janë dedikuar veprat artistike. 

“Gjithsesi u mungon kreativiteti dhe elementet artistike të personaliteteve të cilat janë dedikuar veprat artistike, e sidomos në këta te fundit që po punohen ku aspak nuk kanë karakter artistik! Ka shumë që janë keq, e ato qe janë mirë janë të pakta”, ka thënë skulptori Thaçi.