Foto: Arjeta Miftari

Skulptorja Arjeta Miftari, merr ftesë për ekspozitën në "Dubai Art Expo"

Skulptorja Arjeta Miftari do të jetë pjesë e ekspozitës, “Dubai Art Expo 2021” që mbahet në fillim të muajit nëntor.

“Dubai Art Expo 2021” do të mbahet nga 1 deri më 6 nëntor 2021 në Dubai të Emirateve të Bashkuar Arabe.

Në këtë edicion të kësaj ekspozite, Miftari do të prezantohet me disa skulptura përmes së cilave paraqiten detaje të veglave muzikore të kulturës shqiptare.

“Unë si skulptore çdo herë mundohem që në veprat e mija të inkorporojë elemente të trashëgimisë kulturore dhe vlerat tonë. Kjo ka shumë rëndësi sidomos në gjatë pjesëmarrjes në festivale të ndryshme në të cilat prezantohet trashëgimia kulturore e vendeve nga mbarë bota”, ka thënë ajo, në një prononcim për KALLXO.com.

Miftari e konsideron të rëndësishme prezantimin e veprave të artistëve tanë në evente të tilla, siç ka thënë ajo në një vend ku vlerësohet krijimtaria artistike.