Ekspozita ‘Hyjneshat në fron’ hapet në Ajova të SHBA-ve

Skulptorja Arjeta Miftari do të hapë javën e ardhshme në Ajova të Shteteve të Bashkuara ekspozitën “Hyjneshat në fron”.

Ekspozita do të hapet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Ajova, ndërsa do të prezantohen 15 skulpturat – hyjneshat e artistes Miftari.

Skulptorja ka thënë në një prononcim për KALLXO.com se ekspozita organizohet me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës dhe hapet më 27 shkurt 2020.

“Ekspozita hapet më 27 02.2020 në Ajova në Amerikë, në Konsullatën e Kosovës. Ekspozita është organizuar nga Artan Duraku me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Miftari.

Arjeta Miftari, skulptore

Sipas saj, ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë në Konsullatën e Kosovës dhe do të prezantohen 15 punime dhe një dokumentar i punës së skulptores.