Pamje nga ekspozita ‘Hyjneshat’. Foto: KALLXO.com.

Ekspozita ‘Hyjneshat’, simbolika e perspektivës evropiane të Kosovës

Ekspozita “Hyjneshat” e skulptores Arjeta Miftari vazhdon të qëndrojë e hapur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.

Tetë skulptura, disa vizatime dhe një sërë fotografish të krijueses Miftari janë ekspozuar në kuadër të kësaj ekspozite.

Autorja Miftari ka thënë për KALLXO.com se skulpturat e ekspozuara janë punuar enkas për këtë ekspozitë.

E veçanta e tyre është se janë të punuara me ngjyrë të kaltër që simbolizojnë edhe rrugën e Kosovës drejt Evropës.

“Secila nga këto figura personifikon një person të caktuar, ata komunikojnë mes vete për perspektiven evropiane. Skulpturat kanë ngjyrë të kaltër, që korrespondon me ngjyën e flamurit të Kosovës dhe BE-së”, ka thënë ajo.

 Pikturat në muret e Shtëpisë së Evropës prezantojnë disa prej skulpturave të krijueses Miftari që tashmë janë në duart e artdashësve evropianë.

Ndërkaq, fotografitë e ekspozuara prezantojnë procesin e punës së autores për realizimin e krijimeve artistike.

“Fotografitë prezantojnë prapaskenat që vizitorët të shohin se sa vështirë është pjesa e procesit të punës për përgatitjen  e një ekspozite”, ka thënë ajo.

Ekspozita ‘Hyjneshat” është hapur dje ndërsa do të qëndrojë e hapur në Shtëpinë e Evropës deri më 24 shkurt 2022.

Pamje nga ekspozita ‘Hyjneshat’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga ekspozita ‘Hyjneshat’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga ekspozita ‘Hyjneshat’. Foto: KALLXO.com.

 

Pamje nga ekspozita ‘Hyjneshat’. Foto: KALLXO.com.