Ekspozita ‘Hyjneshat’ hapet sot në Shtëpinë e Evropës

Ekspozita “Hyjneshat” e krijueses Arjeta Miftari hapet sot në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë.

Përmes një njoftimi, stafi i Shtëpisë së Evropës ka bërë të ditur se ekspozita do të hapet në ora 17:00, ndërsa do të ekspozohen krijimet më të fundit krijueses Arjeta Miftari.

“E diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë në degën e pikturës dhe skulpturës, dhe e frymëzuar nga artisti i famshëm italian Michelangelo Buonarroti, skulptorja Miftari sjell para publikut kosovarë ‘Hyjneshat’, punimet e saj më të fundit në skulpturë dhe pikturë”, thuhet në njoftim.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 24 shkurt 2022.