Arona Zyberi. Foto: KALLXO.com

Arona Zyberi, vajza që shkeli tepihun e kuq të Vencias

Vetëm 10 vjet, por Arona Zyberi ka arritur të bëhet pjesës e njërit nga festivalet më të mëdha të filmit në botë atë të Venecias, duke shkelur mbi tepihun e kuq.

Arona Zyberi luan rolin e Hanës në film, “Vera andrron detin” me regji të Kaltrina Krasniqit.

Filmi pati premierë në edicioni e sivjetmë (2021) të festivalit të Venecias, ndërsa vlerësime të larta nga kineastët pjesëmarrës në festival mori Arona për interpretimin në film.

Arona Zyberi, një vajzë që ka një pamje si nëpër filma, tërheq vëmendjen e të gjithëve, dallohet me flokët e kuqe dhe interpretimi i shkëlqyer, jo vetëm në filmin “Vera andrron detin”. Arona po ashtu është edhe një nxënëse e shkëlqyer me mësime.

Stafi i filmit “Vera andrron deti”. Foto: KALLXO.com

Ajo u përzgjodh për të luajtur në filmin “Vera andrron detin” në 2018, pas një audicioni që u mbajt nga produksioni filmik për përzgjedhjen e aktorëve të filmit. Ishte vetëm 8 vjeç kur ajo u bë pjesë e një kaste të njohur të aktorëve kosovarë, pas disa roleve dhe angazhimeve në projekteve më të vogla.

Aktorja e vogël, Arona Zyberi ka treguar për KALLXO.com se angazhimi në filmit “Vera andrron deti” e bëri të përjetojë ndjenja të veçanta, sfiduese sepse ishte filmi i parë i metrazhit të gjatë ku do të aktronte.

“Filmi do shumë punë e mund dhe mua më pëlqejnë sfidat dhe kësisoj jam kënaqur gjatë gjithë kohës prej kur nisin xhirimet e deri te pjesëmarrja në festivalin e Venecias”, ka thënë ajo.

Pjesëmarrja në Festivalin e Venecias, parakalimi në tepihun e kuq dhe prezantimi para filmbërësve nga mbarë bota do të lë gjurmë të veçantë në kujtesës e Aronës.

“Në momentin që kam kuptuar që jemi pjesë e festivalit të Venecias, jam lumturuar më së shumti. Një ftesë speciale për një punë që është bërë me profesionalizëm. Të them të drejtën, Venecia ishte festival me emra të mëdhenj, ku i gjithë qyteti frymonte me artin. Një ndjenjë e pa përshkruar”, ka potencuar ajo për KALLXO.com.

Arona Zyberi. Foto: KALLXO.comAjo ka kujtuar edhe momente gjatë të xhirimeve të filmit.

“Ka ndodh që kam incizuar 12 orë në autostradë dhe vapa më ka lodhur shumë, por nuk jam dorëzuar. Momenti më i mirë ka qenë kur mbaruan xhirimet dhe ekipi më kishte përgatitur një pritje dhe duartrokitjet e tyre ishin një sinjal që unë kam bërë punë të mirë dhe jam lehtësuar”, është shprehur ajo.

Përveç talentit si aktore, Arona është nxënëse e shkollës së muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë, në instrumentin e violinës.

Ajo është nxënëse e shkollës fillore “Ismail Qemali”, në Prishtinë dhe me fillimin e vitit shkollor do të nis mësimin në klasë të pestë.

Arona Zyberi. Foto: KALLXO.comFilmi flet “Vera andrron detin” për Verën, gruan e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.

Në film luajnë edhe: Teuta Ajdini Jegeni, Alketa Syla, Refet Abazi, Astrit Kabashi, Aurita Agushi, Ilire Vinca, Xhevat Qorraj, etj.

Ky film garoi në ë programin “Orizzonti” të Festivalit të Filmit në Veneci, “Venice International Film Festival”, që u mbajt këtë muaj.

Nga ky festivali ky film u kthye me dy çmime: “Inclusion Edipo Re” dhe “Autoret gra nën 40 vjeç”.