Foto: GMK.

Ekspozita ‘Monumenti i parë i lules’ hapet sot në Galerinë e Ministrisë së Kulturës

Artisti Astrit Ismaili do të mbajë sot një performancë dhe do të hapë ekspozitën e tij personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.

Performanca “Miss Kosova” dhe hapja e ekspozitës “Monumenti i parë i lules” së Ismailit do të bëhet në ora 20:30, në këtë galeri.

“Monumenti i Parë i Lules” prezanton punët e Astrit Ismailit që ndërlidhën me transformimin.

Përmes saj, artisiti Ismaili synon të shqyrtojë dukuritë që e bëjnë të mundshëm transformimin në nivelet personale e deri ndërlidhjet e tyre me lëvizje radikale, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e GKK-së.

Kjo ekspozitë është kuruar nga Donjetë Murati  dhe do të jetë e hapur deri më 1 dhjetor 2022.