ASHAK hap ekspozitën retrospektive me skulpturat e Agim Çavdarbashës

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka hapur të premten, 25 tetor 2019, në mbrëmje ekspozitën retrospektive me veprat e skulptorit Agim Çavdarbashës.

Ekspozita hapet edhe me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta të skulptorit Çavdarbasha, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të artit pamorë në Kosovës.

Ekspozita e kuruar nga akademik Eqrem Basha, përfshinë pjesë më të rëndësishme të krijimtarisë artistike të Çavderbashës dhe janë ekspozuar në ambientet e ASHAK-ut.

Kuratori i ekspozitës, akademik Eqrem Basha, ka thënë në ceremonia e hapjes së ekspozitës retrospektive “Agim Çavderbasha 1944-1999”, se opusi krijuesi i Çavdarbashës paraqet një prej vlerave më të rëndësishme të artit pamorë në Kosovës.

Sipas tij, skulptorit Agim Çavdarbasha vuri themelet e asaj që quhet arti i skulpturës, me qasje materializim modern.

Ndërsa, ka kujtuar edhe dëmtimet dhe djegiet që i janë bërë skulpturave dhe vizatimeve të tij në viti 2004.

“Vepra e Çavdarbashës kishte fatin e autorit, ajo lindi nga furtunat e kohës dhe zhdukjes nga flakët e urrejtjes siç ishin midis tjerash edhe ato të 2004, kur ataleja e tij u përfshi nga zjarri dhe mori me vete dhjetëra skulptura në dru, allçi, bronz,  qindrat vizatime duke shterur pothuajse fondin e skicave dhe studimeve, aty ku skulptorët i bëjnë më se të veçanta”, ka thënë ndër të tjerash Basha.

Kurse, skulptori  akademik Luan Mulliqi ka kërkuar nga institucionet shtetërore, konkretisht Ministria e Kulturës një kujdes më të madh për veprat e arteve pamore në Kosovë.

Sipas tij, veprat e artit pamor duhet të kenë të njëjtin trajtim siç e ka çdo vepër muzeore.

“Ne si akademi jeni në gjendje të ndihmojmë shumë në këtë drejtim pasi kemi një arkiv jashtëzakonisht të pasur, me të cilën përmes projekteve tona të botimeve të monografive por edhe katalogëve mund të bëjë shumë në inventarizimin e këtyre veprave. Kjo është  edhe një detyrë institucionale, që të mos vijmë në një situatë si veprat e Agim Çavdarbashës të cilat pasi kaluan katrahurën e luftës, fatkeqësisht po na dëmtohen në kohën e paqes ”, ka thënë akademik Mulliqi.