Kurti për vdekjen e skulptorit Mulliqi: Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është në mesin tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar për vdekjen e skulptorit Luan Mulliqi, i cili vdiq dje.

Kurti ka shkruar se si veprat, edhe emri i Mulliqit, jehon gjithandej.

“Pafund janë vendet në të cilat ka ekspozuar e ku veprat e tij janë të koleksionuara, njësoj sikur pafund janë punët që la pas. Një artist me shije të hollë e me dije të gjerë nga sot nuk është më në mesin tonë. Mungesën do t’ia ndjejmë përherë më shumë, por, Luanin do ta shohim në qytet nëpërmjet punës së tij. Artisti nuk shuhet, sepse vepra e tij jeton” – ka shkruar kryeministri Kurti.

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka bërë të ditur se dje ka vdekur skulptori Luan Mulliqi.

I ndjeri ka qenë anëtar korrespodent, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave dhe i Arteve të Kosovës.

Vdiq skulptori Luan Mulliqi