Vlora Nikçi.

Aktorja Vlora Nikçi merr çmim ‘Aktorja më e mirë protagoniste’ në festivalin e Dibrës

Aktorja Vlora Nikçi ka marrë Çmimin “Aktorja më e mirë protagoniste” në edicionin e 21-të të Festivalit të “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”.

Këtë çmim Nikçi e mori për rolin e saj në shfaqjen “Muslimani” të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përmes një postimin në Facebook, Nikçi ka bërë të ditur se këtë çmim ia  dedikon  artdashësve dibranë të cilët po mbajnë gjallë festivalin.

“Është për t’u admiruar puna e tyre e madhe vetanake, por do të doja shumë që këto festivale, të cilat nuk kanë vetëm karakter artistik, por edhe atë kombëtar, të kenë përkrahjen edhe nga institucionet e Kosovës dhe atyre të Shqipërisë”, ka shkuar ajo ndër të tjerash, në Facebook.

Përveç këtij çmimi shfaqja “Muslimini” mori edhe dy çmime tjera; Çmimin “Shfaqja më e mirë dhe Çmimin “Aktori më i mirë protagonist”, që e mori Enver Petrovci.

Shfaqja “Muslimani” me tekst dhe regji të Enver Petrovci është dhënë premirë më mars të këtij viti në TKK-në.

Edicioni i 21-të Festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoni e Veriut” u mbajt prej 27 deri më 30 qershor 2022 në Dibër. Pjesë e këtij festivali ishin shfaqjet nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

 Lista e plotë e çmimeve:

Shfaqja me e mire e festivalit -“Muslimani”.

Regjia me e mire-Kushtrim Bekteshi me shfaqjet “Borgjezi fisnik” dhe “Ves Ves”

Aktorja me e mire protagoniste-Vlora Nikçi me shfaqjen “Muslimani”.

Aktori me i mire protagonist-Enver Petrovci me shfaqjen “Muslimani”.

Aktorja me e mire karakter – Sabina Memishi me shfaqjen “Murlin Murlo”.

Aktori me i mire karakter- Shkelqim Islami me shfaqjen “Mjekimi”.