Kufirit me Serbinë i Kthehen Kolonat e Pritjeve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e mëngjesit në pikëkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë në Merdar dhe Dheu i Bardhë, kalimtarët janë përballur me kolona të pritjes deri në një kilometër me pritje që kanë zgjatur nga një deri në 2 kilometra.

Policia thotë se kolonat e pritjeve janë bërë edhe përkundër shtimit të personelit policor dhe aplikimit të punës së kontrollit kufitar të përshpejtuar.

Por në orët e pasdites, policia raportoi se situata e pritjeve është përmirësuar dhe se në pikë-kalimin kufitar te Dheu i Bardhë nuk ka pritje fare, ndërsa në Merdar pritjet janë të shkurtra me kohëzgjatje deri në 30 minuta

“Bazuar në intensitetin e punës dhe frekuentimit të automjeteve pritet së shpejti të eliminohen dhe të mos ketë pritje fare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

“Nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolonat-pritjet janë shkaktuar si rezultat i fluksit të automjeteve dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve  përkatës nga autoritetet serbe”, thotë Policia e Kosovës.