array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video me deklaratën e rremë që i mveshet Kurtit

Deklarata

Kurti deklaron: Shpresojmë të arrijmë te mbërrijm aty ku ishte Thaqi 2013 Perndryshe nau kajt Nana

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me përmbajtjen “Kurti deklaron: Shpresojmë të arrijmë te mbërrijm aty ku ishte Thaqi 2013 Perndryshe nau kajt Nana” është i pavërtetë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk e ka thënë një deklaratë të tillë.

Artikulli

Më 16 shtator 2023, faqja e Facebook-ut Drenica Graphic  (arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet një moderator i lajmeve.

Në video është bashkëngjitur një fotografi e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësit të dialogut nga Bashkimi Europian, Josep Borrell e Mirosllav Lajçak.

Në material gjithashtu është vendosur një mbishkrim “Kurti deklaron: Shpresojmë të arrijmë te mbërrijm aty ku ishte Thaqi 2013 Perndryshe nau kajt Nana”.

Krypometër ka kontrolluar faktet e paraqitura në këtë informacion dhe ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të sqaruar vërtetësinë e deklaratës.

Manxhuka mohon se kryeministri Kurti të ketë bërë një deklaratë të tillë dhe ka thënë se mbishkrimi është i rremë.

“Këto janë fake news i radhës në kuadër të luftës hibride”- tha Manxhuka për Krypometrin më 9 nëntor 2023.

Krypometër ka verifikuar edhe deklarata të tjerë të dhëna nga kryeministri lidhur me këtë temë. Më 07 nëntor 2023, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pakrahasimisht më i avancuar se sa ai i vitit 2013.

Këtë deklaratë e tha Kurti para gazetarëve teksa shtoi se vërejtjet dhe kritikat e tij ia ka përcjellë edhe emisarit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak.

“Ky është draft krejtësisht tjetër, është pakrahasismisht më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia. Nuk kam çfarë i shtoj deklaratës time që e kam thënë në Kuvend“- tha Kurti.

Ai theksoi se ka pranuar ta nënshkruajë dokumentin dhe se për shkak të konfidencialitetit të draftit, nuk mund të flasë se cilat janë vërejtjet dhe kritikat e tij.