array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video e rremë për deklaratën e deputetes Kryemadhi për kancerin

Deklarata

PËRLOT Monika Kryemadhi – Po VDES, jam me Kancer prej shumë kohësh dhe….

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Titulli i artikullit “PËRLOT Monika Kryemadhi – Po VDES, jam me Kancer prej shumë kohësh dhe….” është i rremë. Monika Kryemadhi nuk ka deklaruar se “Po VDES, jam me Kancer prej shumë kohësh”. Kryemadhi në intervistën që ka dhënë për televizionin ‘Vizion Plus TV’, më 20.12.2020, ka treguar për operacionin që kishte pasur dhe se si e kishte mposhtur sëmundjen e kancerit. E kontaktuar nga Krypometër, Kryemadhi ka thënë se është mirë me shëndet dhe se ajo nuk ka dekaruar se “po vdesë nga kanceri”.

Artikulli

Më datë 18.03.2024, faqja e internetit ‘lajme.focuslajme.mk’, ka publikuar një video me fotografi të deputetes, Monika Kryemadhi me titull, “PËRLOT Monika Kryemadhi – Po VDES, jam me Kancer prej shumë kohësh dhe….”

E njëjta video është publikuar edhe në disa faqen tjera në Facebook, si: ‘Lajme Javore’,(arkiva), ‘News’(arkiva), ‘Gazeta Sot’, (arkiva) ‘A1on Lajme’,(arkiva) Lajme Ditore,(arkiva) ‘Gazeta Korekte’,(arkiva) ‘Mesazhi’,(arkiva) ‘Fakte1 Shqip’, (arkiva) ‘Media.al’, (arkiva) ‘Zëri islam’, (arkiva) ‘Ilirida – News’, (arkiva), si dhe ‘South sydney rabbitts’(arkiva).

Në këtë video pretendohet se deputetja e Parlamentit të Shqipërisë dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka thënë se “është duke vdekur nga sëmundja e kancerit”.

Sipas videos, ajo ishte operuar jashtë Shqipërisë me një çmim shumë më të ulët se sa në Shqipëri.

Krypometri ka gjetur një intervistë të Kryemadhit dhënë për televizionin ‘Vizion Plus TV’ më 20.12.2020, në të cilën kishte folur rreth sëmundjes së kancerit.

Ajo aty ka treguar që në vitin 2019 ka pasur kancer në qafë të mitrës, duke i bërë thirrje të gjitha vajzave që herë pas herë të kontrollohen, mirëpo në atë intervistë ajo nuk thotë se “është duke vdekur nga kanceri” por tregon për shërimin e saj nga kjo sëmundje.

Për të verifikuar lajmin se Kryemadhi ka thënë se “është duke vdekur nga kanceri”, Krypometër ka kontaktuar me deputeten Monika Kryemadhi.

Ajo ka thënë se titulli është i rremë, pasi asnjëherë nuk ka deklaruar se është duke vdekur nga kanceri.

“Unë jam operuar nga kanceri në qafën e mitrës në 2019 kur kam hequr mitrën dhe tashmë jam shumë mirë por sigurisht si çdo njeri kontroll të përvitshëm bëj për qelizat dhe vezorët. Titujt gjithmonë për mua i bëjnë bombastike sepse shesin klikime”- ka thënë Kryemadhi.

Ajo ka dhënë shpjegime edhe për operimin e kryer jashtë Shqipërisë.

“Operacioni në Shqipëri në atë kohë bëhej me hapje, ndërsa aty ku e kam bërë unë, bëhet me laparaskopi dhe kam pasur komplikacion pas operacionit. Kam bërë dhe një status në qershor 2019 sepse me që isha 10 dite në spital, mediat po thonin që kam ikur për operacione plastike”- ka thënë Kryemadhi për Krypometër.