array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Video e rreme e Liridona Ademaj-Murselit 

Deklarata

Monologu në emër të Liridona Ademaj Murseli

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Videoja e shpërndarë në Facebook në të cilën shihet duke folur Liridona Ademaj-Murseli është e rreme. E njëjta është prodhuar përmes Inteligjencës Artificiale. Video është prodhuar duke përdorë një fotografi që është publikuar fillimisht në Telegrafi.  

 

Artikulli

Më 3 dhjetor 2023, faqja në Facebook “Rozaria” (arkiva, foto) ka publikuar një video-material në të cilën shihet Liridona Ademaj-Murseli, e cila u vra më 29 nëntor 2023, në Prishtinë, kinse duke folur për vuajtjen e vdekjes së saj.

Krypometri përmes “Tineye” ka gjetur se fotografia e Liridona Ademaj-Murselit për herë të parë është publikuar në portalin Telegrafi. Kjo fotografi është publikuar pas vrasjes së saj më 29 nëntor 2023.

E njëjta fotografi është përdorë për të prodhuar një video përmes inteligjencës artificiale (IA), sikur ajo po flet dhe po jep mesazh pas vdekjes së saj. 

Në këtë video të rreme, viktima Liridona Ademaj-Murseli është paraqitur kinse duke lexuar një monolog se si e ka dëshpëruar vrasja nga bashkeshorti i saj, i cili dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e saj.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor 2023, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor 2023, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin Granit Plava dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.