array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Video e manipuluar për Sami Lushtakun

Deklarata

media

Vlerësimi

Rrenë

Postimi me përmbajtjen vizuale në të cilën  Sami Lushtaku shihet duke tërhjekur  një thes me dollarë është i rremë. Krypometër ka konstatuar se video është e manipuluar dhe Lushtaku nuk ka fotografi të tillë. 

Artikulli

Më 7 shtator 2023 profili në Facebook “Sija Aldi Sera Durmishi” postoi një video në grupin publik “>>Qeveria Kurti ll, 22 Mars 2021<<” në të cilin  shihet nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Videoja e publikuar shoqërohet me një këngë në prapavijë duke prezantuar Lushtakun si milioner ndërsa, vetë Sami Lushtaku shihet duke tërhequr një thes me logon e monedhës dollar.

Krypometri më 12.09.2023 verifikoi se përmbajtja në këtë video material është e manipuluar.

Fillimisht, Krypometri kontrolloi në googleimage nëse një fotografi e tillë është shpërndarë, mirëpo të dhënat tregojnë se një përmbajtje e tillë reale nuk është fotografuar asnjëherë. 

Për të verifikuar tutje nëse materiali është i vërtetë, Krypometri ka kontaktuar me z. Lushtaku. Në emër të tij, për vërtetësinë e këtij materiali është deklaruar Amir Lushtaku, shef i zyrës për media në komunën e Skenderajt ku Lushtaku është nënkryetar.

“Kjo video është një monazhë e cila është krijuar nga individ apo grupe qëllimi i të cilave është dëmtimi i imazhit dhe personalitetit të zotit Lushtaku”– ka thënë Amir Lushtaku më 12.09.2023 për Krypometër.

“Video në fjalë është montazh dhe lajmi është i rremë prandaj do të bëjmë përpjekje që faqe të tilla që përhapin propagandë me lajme të rreme të bëhen report dhe të mbyllen tërësisht!”– deklaroi tutje Lushtaku.

Falsifikimi i videomaterileve është i ndaluar me kodin e etikës së mediave.