array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=2"
  }
}

Shtrembërimi i deklaratës së Konjufcës për zgjedhjet e parakohëshme 

Deklarata

Konjufca: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Pjesërisht e vërtetë

Titulli i artikullit “Konjufca: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje” është i rremë. Konjufca në intervistën e dhënë kishte thënë se nëse kërkohet që Kosova të krijojë asociacion me kompetenca ekzekutive, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Pra, deklarimi i Konjufcës ishte që duhet të plotësohet një kusht që të bie qeveria dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

Artikulli

Më 22 mars 2023 faqja në internet me emrinkosovanacionale.com” ka publikuar një lajm me titullin “Konjufca: Vendi duhet të shkojë në zgjedhje”.

Në tekstin e lajmit përmendet deklarata e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, të dhënë me 22 mars 2023 në një intervistë në Tëvë1.

Konjufca në këtë intervistë kishte thënë se nëse kërkohet që Kosova të krijojë asociacion me kompetenca ekzekutive, vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetuese, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, kishte thënë Konjufca.