array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Monumenti i Skënderbeut në Shkup. Foto: Kallxo.com

Rrena se Skënderbeu është vepër e Rusisë

Deklarata

Ky eshte RUS. Rusia e beri Shqiperin me shume gjera. Nje prej tyre eshte Skenderbeu.

Media

Vlerësimi

Me kos

Aktori në fotografi, i cili ka luajtur rolin e Skënderbeut në filmin “Skënderbeu- Luftëtari i math (madh) i Shqipërisë” është aktori Gjeorgjian, Akaki Horava (Akaki Khorava). Filmi është realizuar në vitin 1953, nga studiot filmike “Mosfilm” nga Moska (ish-Bashkimi Sovjetik) dhe Kinostudoioja “Shqipëria e re” e Tiranës- Shqipëri. Filmi është xhiruar nga një kastë kineastësh-aktorësh shqiptarë dhe sovjetikë. Kineastë e historianë kosovarë kanë thënë për Krypometër se Horave ishe Gjeorgjian dhe filmi për Skënderbeun është xhiruar në kuadër të bashkëpunimit të atëhershëm mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Gjergj Kastrioti – Skënderbeu ka qenë shqiptar, pra arbër.

Artikulli

Më 17 janar 2024 faqja e Facebook- ut “Alternativa Arnaute” postoi një fotografi (arkiva) të marrë nga filmi “Skënderbeu”, me portretin e aktorit Akaki Horava (Akaki Khorava), me mbishkrimin “Ky eshte RUS. Rusia e beri Shqiperin me shume gjera. Nje prej tyre eshte Skenderbeu”.

Filmi “Skënderbeu-Luftëtari i math i Shqipërisë” është xhiruar në vitin 1953. Në kohën kur është xhiruar, Rusia ishte njëra ndër republikat që përbënin Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS) me kryeqytet Moskën. 

Në atë kohë, Shqipëria kishte marrëdhënie shumë të mira me BRSS-në, por kjo marrëdhënie u shkëput më 1961. BRSS u shpërbë  në vitin 1991 dhe të gjithë shtetasit e tij deri atëherë njiheshin apo identifikoheshin si sovjetikë, jo sipas etnisë.

Krypometër, përmes kërkimeve në Google, ka gjetur se Akaki Khorava (1895-1975) ka lindur dhe ka vdekur në Gjeorgji, e cila ishte pjesë e Perandorisë ruse dhe pas vitit 1917 e BRSS-së. 

Regjisori Ben Apolloni ka thënë se aktori që e ka luajtur rolin e Skënderbeut në film është gjeorgjian.

“Propaganda anti-Skënderbe vazhdon dhe sidomos në përvjetor, e në data të rëndësishme historike për shqiptarët. Aktori që e ka intepretuar Skënderbeun në film është Gjeorgjian, ka lindur dhe ka vdekur në Gjeorgji”- ka thënë Apolloni.

Historiani Selver Islamaj ka thënë për Krypometër se aktori Akaki Horava është nga Gjeorgjia dhe ka qenë shtetas i Federatës Sovjetike.

“Këtu ka ndodhur ngatërrimi i origjinës dhe etnisë së tij. Duke pasur parasysh që Gjeorgjia ka kulturë të lashtë, figura e Skënderbeut ka pas përfaqësim të dinjitetshëm, pasi që ky popull nuk ka pasë ndonjëherë në histori një armiqësi me shqiptarët.”- ka thënë ai.

Ndërkaq, historiani Bedri Muhadri thotë se Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ka qenë shqiptar, pra Arbër.

“Të gjitha dëshmitë, të gjithë historianët e dëshmuar por edhe personalitete të njohura shqiptare e europiane të kohës dëshmojnë se Skënderbeu ishte shqiptar- arbër”- ka thënë Muhadri për Krypometër.