array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Memli Krasniqi nuk ka qenë kurrë në Prekaz

Deklarata

Qysh rren ky, ky s’osht kan kurrë në Prekaz. Edhe thojke qe se paskna dit qe duhet me shku najhere ne Prekaz, patrioti

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Përshkrimi i intervistës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi “Qysh rren ky, ky s’osht kan kurrë në Prekaz. Edhe thojke qe se paskna dit qe duhet me shku najhere ne Prekaz, patrioti” është i rremë. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qenë disa herë në Prekaz, vendlindjen e komandantit Adem Jashari. Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se pretendimet e bëra në këtë postim janë të rreme, pasi Krasniqi ka qenë në Prekaz.

Artikulli

Më 07.07.2023 në grupin në Facebook “Diaspora me Albinin” (arkiva), është publikuar një deklaratë e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në përshkrim të videos thuhet “Qysh rren ky, ky s’osht kan kurrë në Prekaz. Edhe thojke qe se paskna dit qe duhet me shku najhere ne Prekaz, patrioti”.

Përshkrimi pretendon se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk e ka vizituar asnjëherë Prekazin. Ndërsa në videon e publikuar, Krasniqi nuk e thotë një gjë të tillë.

Për të verifikuar pretendimet e bëra në përshkrim, Krypometër ka gjetur se deklarata e Memli Krasniqit që është përdorë në këtë video është marrë nga një intervistë që ai kishte dhënë dhënë më 05.07.2024 në Televizionin T7 (arkiva).

Në këtë video ai flet për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Bill Clinton dhe mënyrën si e shohin atë “militantët e Lëvizjes Vetëvendosje”.

“Jam i sigurt që ky popull i cili nuk e ka harru vuajtjen që ka kalu, nuk i ka harru miqësinë që e ka kalu më shumë mund, nuk e ka harru ndihmën që na ka dhanë krejt bota, nuk mundet me mbështet një kryeministër aventurier, i cili don me na qu në rrugë pa krye. Unë jam i shqetësuar sepse me ushtrinë e tij digjitale, me militantizmin realisht trushpërlarë e ka sjellë situatën që njerëzit po kanë drojë me thënë që njerëzit janë me Amerikën. Unë i kam parë militantët e Vetëvendosjes dje duke u mundu me relativizu Bill Clintonin. A e dini çka është ajo?-, ajo është për mu tradhëti kombëtare, sikur me i shpallë të shitun heronjtë më të mëdhej të Kosovës sepse në këtë rang ka qenë gjithmonë. Nuk mundet as Albin Kurti as asnjë trushpërlarë i Albin Kurtit me shpall Bill Clintonin si njeri të shitun”- thotë ai.

Krypometër ka kontaktuar me Partinë Demokratike të Kosovës, për të parë nëse qendrojnë konstatimet e bërë në përshkrimin e kësaj video, por ata kanë thënë se ato janë të rreme.

“Ky postim, respektivisht përshkrimi, konstatimi dhe mënyra e përdorimit të këtij materiali, janë të rreme dhe me qëllime propagandistike. Rrjedhimisht, për qëllim ka vetëm denigrimin e figures së Kryetarit, Memli Krasniqi dhe shpërndarjen e dezinformateve”- thuhet në një përgjigje të Zyrës për Komunikim të PDK-së për Krypometër.

Po ashtu, përmes kërkimeve, Krypometër ka gjetur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qenë disa herë për vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz edhe para datës 07.07.3023 kur është shpërndarë ky informacion.

Më 06.03.2023 Krasniqi ka publikuar fotografi në Facebook (arkiva) gjatë vizitës së tij në Prekaz në nderim të “Epopesë së UÇK-së” e cila shënon luftën e familjes Jashari, në të cilën u vranë Komandanti Adem Jashari me 52 anëtarë tjerë të familjes së tij. Adem Jashari është dekoruar me “Urdhëri Hero i Kosovës”, më 26.11.2004 nga Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Memli Krasniqi është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, nga 3 korrik 2022, pasi ka marrë shumicën e votave të delegatëve të partisë në Konventën e Jashtëzakonshme Zgjedhore të PDK-së, që është mbajtur në Prishtinë.