array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për të arrestuarin e 11-vjeçares

Deklarata

A.K është arrestuar për dhunimin e 11-vjeçares

Vlerësimi

Rrenë

I dyshuari A.M. nuk është arrestuar për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. KALLXO.com ka arritur të sigurojë dokumentet dhe shkresat nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në të cilat thuhet se personi një fjalë është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer trafikimin e një 17 vjeçareje. Rasti thuhet se ka ndodhur në Podujevë. KALLXO.com ka kontaktuar me avokatin e të dyshuarit, Remzi Potokun. Ai tha se nuk bëhet fjalë për rastin e 11-vjeçares dhe personi me inicialet A.K. akuzohet për shërbime të trafikimit.

Artikulli

Faqja në Facebook me emrin “Prishtina”, më 22 shtator 2022, publikoi një fotografi dhe emrin e një personi duke thënë se i njëjti “është i arrestuar për dhunimin e 11 vjeçares”.

Përveç publikimit të fotografisë së personit në fjalë, në përshkrim kjo faqe ka shkruar se i njëjti “është aktivist i flakt i Vetëvendosjes!”

KALLXO.com ka arritur të sigurojë dokumentet dhe shkresat nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, në të cilat thuhet se personi një fjalë është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer krim seksual ndaj një vajze 17 vjeçare. Dosja nuk ka asnjë lidhje me rastin e 11 vjeçares.

KALLXO.com ka kontaktuar me avokatin Remzi Potokun i cili mbronë të dyshuarin. Ai tha se nuk bëhet fjalë për rastin e 11-vjeçares dhe personi me inicialet A.K. dyshohet për shërbime të trafikimit.

“Ky është një rast tjetër. Unë kam qenë në seancën dëgjimore dhe aty ai është akuzuar për një rast tjetër, që ka ndodhë në Podujevë dhe akuzohet për shërbime të trafikimit, në bazë të shkresave që unë i kam parë” – tha avokati Remzi Potoku.

Se lajmi është i rremë e konfirmon edhe kërkesa për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin dhe vendimi për fillimin e hetimeve të cilat i ka siguruar Kallxo.com

Hetimet e prokurorit Ruhan Salihu i cili po heton rastin tregojnë se rasti ka të bëjë me një viktimë tjetër dhe ngjarje e cila ka ndodhur në shtator të vitit 2022. 

Në fund të muajit gusht u publikua lajmi se një 11-vjeçare është dhunuar seksualisht, disa herë e nga disa persona. Reagime pati të shumta ndërsa Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dha dorëheqje.

Më 27 gusht 2022, në një park të kryeqytetit, një vajzë e 11-vjeçare dyshohet se përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht brenda një intervali kohor prej 7 orëve, nga disa persona.

Deri më tani, 11 personave u është caktuar masa e paraburgimit nën dyshimin për dhunim dhe trafikim të 11-vjeçares, në dy raste të ndara, njëri dyshohet se ka ndodhur në qershor e tjetri në gusht të vitit 2022.