Provat për dezinformatat – VIDEO

Sonte, në KallxoPernime po transmetohet dokumentari “Provat për dezinformatat” i cili shfaq gjetjet e një hulumtimi disamujor mbi dezinformimin në Kosovë.

Një hulumtim i thellë i përmbledhur në 100 faqe të raportit “Vorbulla e rrenave” u publikua ditë më parë në Prishtinë.

Por, çfarë gjetën hulumtuesit gjatë monitorimit të mediave Tv, online dhe në rrjete sociale?

Nga cilat vende vijnë më së shumti dezinformatat?

A i publikojnë mediat në Kosovë informacionet që vijnë nga Rusia dhe Kina?

A dinë t’i dallojnë dezinformatat nga lajmet e vërteta zyrtarët publik në vend?

Këto, por edhe detaje të tjera, trajtohen në dokumentarin “Provat për dezinformatat” që transmetohet në RTV Dukagjini nga ora 20:10 dhe në KALLXO.com.