Ilustrim

Policia po heton një rast dhunimi në Shtime

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar një rast të dhunimit në Shtime.

Sipas policisë, dyshohet  se rasti ka ndodhur në janar të këtij viti.

Policia ka shtuar se viktima grua, ka raportuar se para tre muajsh ishte dhunuar nga një i dyshuar i panjohur për të.

Policia thotë se rasti është në procedurë hetimore.