array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Rrena për premtimin e Behgjet Pacollit 

Deklarata

Ju bekoj te gjitheve!! 250 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do t’u jap 10,000 € dhe jam i vërtetë, Që tani e tutje

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Ju bekoj te gjitheve!! 250 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do t’u jap 10,000 € dhe jam i vërtetë, Që tani e tutje” është i pavërtetë. Krypometër ka konfirmuar nga familja Pacolli se një premtim  i tillë nuk është dhënë asnjëherë. 

 

Artikulli

Më 23 nëntor 2023 faqja e Facebook, “Fondacioni Begjett-Pacolli” “ ka publikuar një video të kryetarit të Aleancës Kosova e Re (AKR) Behgjet Pacolli. Materiali është shpërndarë  me përshkrimin ‘ju bekoj te gjitheve!! 250 personat e parë që thonë (Përshëndetje), do t’u jap 10,000 € dhe jam i vërtetë, Që tani e tutje”.

Në videon e publikuar, kreu i AKR-së flet pranimin e Kosovës në FIFA si dhe liberalizimin e vizave, duke dhënë sqarime se çka nënkupton një gjë e tillë dhe sesi duhet udhëtuar në zonën Shengen.

Krypometër ka kontrolluar dhe ka konstatuar se video  origjinale e cila është përdorur në këtë postim është publikuar nga vet Pacolli më 17 maj 2016.

Në videon mbi 9 minuteshe në asnjë pjesë të videos, Pacolli nuk premton se do t’i dhurojë 10,000 euro për dikë që përshëndetë, ashtu si pretendohet në përshkrim.

Për të verifikuar  tutje këtë informacion, Krypometri me datë 13/11/2023 ka kontaktuar me Selim Pacolli, vëllai i Behgjet Pacollit. Ai në emër të Pacollit, ka konfirmuar se premtimi për 10,000 euro nuk është bërë asnjëherë dhe është i pavërtetë. 

 “Deklaroj dhe ju garantoj se, këto platforma elektronike janë të RREME, për të denigruar figurën e z. Pacolli, por dhe për të përfituar nga njerëzit që bien pre e këtyre mashtrimeve”- ka thënë Pacolli për Krypometër me datë 13/11/2023.

Edhe Jetlir Zyberi, bashkëpuntor i ngushtë i Behgjet Pacollit, i ka konfirmuar Krypometrit që një premtim i tillë nuk është dhënë.

“Këto janë mashtrime, nuk është diçka që ka fillu tash, jemi duke u ballafaqu qe 3 vite me këtë fenonmen, e që fatkeqësisht ka edhe njerëz që bien pre e këtyre mashtrimeve”- ka thënë Zyberi për Krypometër.

Mesazhi i pavërtetë i publikuar nga faqja ka marrë mbi 90 shpërndarje në rrjetin social Facebook dhe ka krijuar shum reagime.