array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për predhën e cila vrau policin Afrim Bunjaku

Deklarata

Kjo dyshohet të jetë predha që e goditi policin, Afrim Bunjaku

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Kjo dyshohet të jetë predha që e goditi policin, Afrim Bunjaku” është i remë. Krypometër ka konfirmuar se Policia e Kosovës dhe hetimet nga vendi i ngjarjes kanë dyshime se polici Afrim Bunjaku u vra nga një minë me teledirigjim.

Artikulli

 Më 30 shtator 2023, faqet në Facebook me emrin “Indeksonline” dhe “Shekulli” kanë publikuar disa fotografi në të cilat shihet një predhë e për të cilën pretendonin se ishte municioni që u shkrep nga grupi terrorist më 24 shtator 2023 drejt veturës në të cilin gjendej gjatë patrullimit rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

Në këto fotografi i është bashkangjitur edhe mbishkrimi “Kjo dyshohet të jetë predha që e goditi policin, Afrim Bunjaku”.

Krypometri ka verifikuar se municioni i cili është përmendur se ka qenë vrastar për rreshterin e policisë Afrim Bunjaku nuk është i vërtetë.

Për të verifikuar materialin Krypometër ka kontrolluar verzionet zyrtare të Policisë së Kosovës.

Krypometër ka konstatuar se Policia e Kosovës në versionin zyrtar ka konfirmuar se vrasja e Policit të Kosovës është kryer duke përdorur një minë me telekomandë e jo një predhë  nga raketahedhësi, si pretendohet në postim.

Në një konferencë për media të datës 1 tetor 2023 drejtori i policisë Gazmend Hoxha ka konfirmuar se rreshteri Bunjaku ishte sulmuar me mina anti-kombësorike të telederigjuara.

“Mina antikombësorike, të gjitha këto janë pajisje ushtarake të cilat janë gjetur, pra është minë që u përdor me teledirigjim në sulmin ndaj kolegut tonë, në fakt Policisë së Kosovës, me ç’rast humbja e jetës së policit tonë rreshter Afrim Bunjakut ka ndodhur nga sulmi i parë me detonim nga kjo lloj mine”- shpjegoi drejtori i policisë Gazmend Hoxha më 1 tetor 2023. (Linku i konferencës deklarata nga minuta 16:34)

Në konferencën në fjalë, Hoxha tregoi se vrasja e policit u bë me minë antikëmbësorike ndërsa predhat e raketave që shihen në fotografi ishin hedhur më vonë.

“Serbia po pretendon që grupi terrorist nuk ka pasur në plan për të vrarë policët tanë dhe vrasja e rreshterit tonë Afrim Bunjaku ka ndodhur aksidentalisht. Gjë që nuk është aspak e vërtetë, vrasja e tij ka ndodhur me detonim të minës antikombësorike të detonuar nga afërsia me teledirigjues dhe me bateri elektrike që është përdorur nga grupi terrorist së pari, pastaj ka vazhduar sulmi me raketahedhës nga pozicione në dhe afër manastirit diku 300-400 metra në vijë ajrore nga është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku”- shpjegoi drejtori Hoxha në po të njëjtën konferencë.

Njësitë intervenuese që kishin shkuar për të tërhequr kolegët më pas ishin sulmuar me raketahedhës dhe armë tjera. 

Në anën tjetër, predhat e përmendura nga “Indeksonline” dhe “Shekulli” nuk janë mina por predha raketahedhësish.Disa predha të pashpërthyera  janë sekuestruar në Banjskë dhe lokacione të ndryshme përreth fshatit e të cilat pretendohen se janë lënë nga grupi terrorist. 

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, tha në konferencën e 1 tetorit 2023 se minahedhësit janë përdorur disa herë më parë kundër Policisë së Kosovës.