array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për deklarimin e Naim Abazit

Deklarata

Kur Shetitem Neper Bote, Me Vjen Turp Te Prezentohem Si Shqiptare

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Titulli “Kur Shetitem Neper Bote, Me Vjen Turp Te Prezentohem Si Shqiptare” është i rremë. Këngëtari dhe moderatori Naim Abazi e ka mohuar të ketë dhënë një deklaratë të tillë. Ai ka thënë se këto postime janë të rreme. 

Artikulli

Më 1 dhjetor 2022 faqja e internetit “blognowhere.com” është publikuar artikulli me titullin: Naim Abazi: “Kur Shetitem Neper Bote, Me Vjen Turp Te Prezentohem Si Shqiptare”.

I njëjti artikull është është shpërndarë disa herë gjatë vitit 2022 në Facebook nga disa faqe, si: Shqipëria e In Albania. Po ashtu, shpërndarjen e këtij artikulli e kanë bërë edhe faqet e internetit kercova.org me 1 qershor 2022,  nga lajme.icu me 30 korrik 2022, nga lajme.icu më 30 korrik 2022, nga olajme.com më 2 tetor 2022, nga mediat-shqip.com më 30 shtator 2022.

Ajo çfarë është e shkruar në titull nuk përmendet në asnjë pjesë të tekstit në artikull në të cilin është shkruar “Këngëtari i njohur kosovar, Naim Abazi përmes një interviste ka kritikuar disa zakone të myslimanve. Ai ka thene se shqiptarve nuk ju ka hije te mbajne mjekrra te gjata.. “Nuk eshte ne zakonet e traditat tona. Mjekrra e gjate eshte ves i arabve. Kush mban mjekerr ne Kosove duhet me u dergu ne Arabi. Si e mendoni këtë deklaratë shprehuni në koment! Këngëtari i njohur kosovar, Naim Abazi përmes një interviste ka kritikuar disa zakone të myslimanve. Ai ka thene se shqiptarve nuk ju ka hije te mbajne mjekrra te gjata… “Nuk eshte ne zakonet e traditat tona. Mjekrra e gjate eshte ves I arabve. Kush mban mjekerr ne Kosove duhet me u dergu ne Arabi Si e mendoni këtë deklaratë shprehuni në koment?!

Por, ky artikull dhe ky titull janë të rremë. 

Në një prononcim për KALLXO.com, këngëtari Naim Abazi ka mohuar ta ketë thënë një gjë të tillë.

“Jo, jo, s’kam thënë as nuk jam marrë me këtë temë por këto portalet trillojnë gjëra për klikime.”– është përgjigjur Abazi.

“Tash ti llogarite, unë tërë jetën ia kam kushtuar këtij vendi e atdheu e këta trillojnë kësi fjali që s’i them! Unë ka 6 orë në javë jam në TV, me dashtë me thënë gjëra të këtilla i them aty. Pse po u dashka me ia thënë ndonjë portali. Po e shihni, trillime për klikime janë!”– ka vijuar ai.