array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(7) "?level="
  }
}

6 shtetasit turq të deportuar nga Kosova për në Turqi

Rrena mediale për arrestimin e 22 policëve në rastin e ‘gylenisteve’

Deklarata

Sinjali dje ka marr vesh se emrat e të arrestuarve janë: Kolonel…

Portali

Vlerësimi

Të enjten nuk kishte arrestime të policëve. As policia e Kosovës e as Prokuroria nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Për më tepër, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmon pranimin e kallëzimit penal nga IPK, i cili i paraprin aktvendimit për fillim të hetimeve. Në bazë të kallëzimit penal, Prokuroria obligohet të ndërmarre veprime në bazë të të cilave vendosë për nxjerrje të aktvendimit për fillim të hetimeve ose hedhjen poshtë të tij.

Artikulli

KALLXO.com, dje ka raportuar se inspektorati policor i Kosovës ka ngritur  kallëzim penal ndaj 22 zyrtareve policor në lidhje  me rastin e njohur “Gylenistët”.

Pas këtij lajmi, mediat në Kosovë raportuan për ngritjen e kallëzimeve penale ndaj 22 pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Por, një media online e sapo hapur (sinjali) shkojë në hap më tutje duke raportuar se 22 policët tashmë ishin arrestuar.

Në fund të artikullit thuhet “Sinjali dje ka marr vesh se emrat e të arrestuarve janë”, duke i përmendur emrat e secilit të dyshuar.

Por, dje nuk kishte arrestime të policëve. As policia e Kosovës e as Prokuroria nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë. Për më tepër, Prokuroria Speciale e Kosovës e ka konfirmon pranimin e kallëzimit penal nga IPK.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga IPK-ja ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehurit  të tjerë në lidhje me ketë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës për KALLXO.com.

Kallëzimi penal i paraprin aktvendimit për fillim të hetimeve.

Në bazë të kallëzimit penal, Prokuroria obligohet të ndërmarre veprime në bazë të të cilave vendosë për nxjerrje të aktvendimit për fillim të hetimeve ose hedhjen poshtë të tij.

KALLXO.com, raportoje se Inspektorati Policor i Kosovës ka parashtruar kallëzim penal ndaj 22 zyrtarëve të Policisë së Kosovës në lidhje me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, të njohur si “Gylenistët”, të cilët u ndaluan dhe u dëbuan në mënyrë të mistershme nga Republika e Kosovës për në Turqi.

Ky kallëzim paraqet hapin më të madh të institucioneve të Kosovës deri më tani në zbardhjen e zhvillimeve që çuan në deportimin e 6 shtetasve turq nga Kosova.

Mëngjesin e 29 marsit të vitit të kaluar 6 shtetas turq ishin ndaluar gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me AKI-në dhe brenda ditës ishin deportuar për në Republikën e Turqisë.

Ky operacion shkaktoi një reagim të gjerë në Kosovë dhe hasi në një kundërshtim të fuqishëm. Si rrjedhojë, nga detyra u liruan Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefi i AKI-së, Driton Gashi.

Kuvendi i Kosovës më pas themeloi një komision hetimor ku i intervistuan dhjetëra persona në mesin e tyre edhe Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ish drejtori i Policisë së Kosovës, tani shef i AKI-së, Shpend Maxhuni, e shumë persona të tjerë.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me këtë rast ka hartuar një raport ku ka konstatuar dhjetra shkelje.

Gjithashtu, Institucioni i Avokatit të Popullit, ka nxjerrë një raport ku ka konstatuar shkeljen e të drejtave të njeriut.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi në lidhje me këtë rast, ndërsa edhe emisioni “Drejtësia në Kosovës”, i ka kushtuar një emision këtij rasti duke hedhur dritë mbi shkeljet e të drejtave të njeriut në këtë rast.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).