Ilustrim, Foto: Kolegji "Mehmet Akif" në Kosovë/ Facebook

Deportohen Pesë Turqit e Arrestuar në Kosovë

Pesë shtetasit turq të arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë e Gjakovë, janë deportuar në Turqi.

Lajmin e depërtimit të tyre e konfirmoi për KALLXO.com, njëri ndër avokatët e tyre.

“Janë deportuar, për fat të keq. Ata kanë të drejtë të ankesës”, tha avokati Urim Vokshi.

Pak më herët, Ministri e Punëve të Brendshme konfirmoi se u ka revokuar lejet e qëndrimit në Kosovë pesë shtetasve turq.

Që të gjithë kanë qenë pjesë e stafit menaxhues dhe mësimdhënës në Kolegjin “Mehmet Akif” në Prishtinë e Gjakovë.

Ky kolegj është pjesë e institucioneve edukative “Gulistan”, organizatë e cila drejtohet nga kleriku turk, Fetullah Gulen, i cili jeton në ekzil në SHBA ndërsa autoritetet turke po e kërkojnë për t’u përgjigjur në akuzat për organizim të puçit ndaj Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në korrik të vitit 2016.

http://kallxo.com/drejtori-flet-per-arrestimet-e-stafit-te-kolegjit-mehmet-akif-ne-kosove/