array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Rrena e Dardan Sejdiut për koalicionin me PAN-in

Deklarata

Dardan Sejdiu: “Nuk ka koalicion PSD-ja me PAN-in. Qysh me rishqyrtu diçka që nuk ka”.

 

Dardan Sejdiu

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Në vend të vlerësimit, do ta publikojmë pjesë të komunikatës se PSD-së: “Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, thuhet në komunikatën e sotme të PSD-së.

Artikulli

Partia e rifreskuar Social Demokrate përmes një komunikate për media kanë njoftuar se kanë zgjedhur kryetarin, nënkryetarin dhe sekretarinë e partisë.

Partia Social Demokrate nga sot do të udhëhiqet nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kjo parti për nënkryetar do ta ketë Visar Ymerin, ish-kryetarin e Vetëvendosjes ndërsa sekretare e përgjithshme do të jetë Aida Dërguti.

Në po këtë komunikatë, PSD-ja thotë se Këshilli Drejtues i Partisë ka marrë vendim që të tërhiqet nga koalicioni që PSD-ja e “vjetër” kishte pasur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit.

“Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, thuhet në komunikatën e sotme të PSD-së.

Mirëpo para dy ditësh, shefi i grupit parlamentar të deputetëve të pavarur, tani të PSD-së, Dardan Sejdiu deklaronte për KALLXO.com se PSD-ja nuk ka koalicion me PAN-in, ndërsa sot vendimin e parë që kjo parti e mori ishte largimi nga ky koalicion.

Sejdiu nuk e pranonte që kanë koalicion në mes të PSD-së dhe PAN-it. Ai nuk e llogariste si koalicion, meqë PSD-ja nuk është e përfaqësuar as në Qeveri e as në Kuvend me ndonjë deputet.

I pyetur nëse do ta rishqyrtojnë këtë koalicion, Sejdiu përsëriste se s’ka koalicion në mes të PAN dhe PSD-së.

“Nuk ka koalicion PSD-ja me PAN-in. Qysh me rishqyrtu diçka që nuk ka”, kishte thënë Sejdiu gjatë të hënës për KALLXO.com

http://kallxo.com/psd-e-vjeter-ishte-ne-koalicion-me-pan-in-psd-e-re-nuk-e-pranon/