array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ripublikimi i videos me deklaratën cunguar të Kurtit që ia shtrembëron qëndrimet për Gjykatën Speciale

Deklarata

Dëgjoni qfar thot albin kurti ne 2014 qe shqiptaret kan ber krime monstruoze

Media

Vlerësimi

Me kos

Pretendimi me titull “ Dëgjoni qfar thot albin kurti ne 2014 qe shqiptaret kan ber krime monstruoze” është i nxjerrë nga kontektsi. Krypometri ka verifikuar materialin origjinal i cili tregon se fjalimi i Kurtit kishte përmbajtje tjetër prej asaj që pretendohet në postim.  

Artikulli

Më 9 shtator 2023 në grupin në rrjetin social në Facebook, Diaspora me PDK, përdoruesi Shemsi Pllana ka shpërndarë një video të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili dëgjohet duke thënë “serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”.

Videoja fillimisht ishte shpërndarë nga faqja True Story, në dhjetor të 2022 dhe mbanë mbishkrimin “dëgjoni qfar thot albin kurti ne 2014 qe shqiptaret kan ber krime monstruoze”.

Krypometri ka verifikuar se deklarata që pretendohet se e ka thënë Kurti, është fabrikuar  dhe hequr nga konteksti nga një fjalim i Kurtit tetë vite më parë në Kuvendin e Kosovës, kur flitej për formimin e Gjykatës Speciale.

Nga fjalimi i plotë i kryeministrit Kurti, e që në atë kohë ishte në opozitë, është prerë pjesa “Pas kësaj Gjyakatë të veçantë, do të thuhet që…”.

“Pas kësaj Gjykate të veçantë, do të thuhet që po, serbët kanë bërë më shumë krime, por krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët, korrjen dhe trafikimin e organeve. Me të vërtetë për nga sasia do të thuhet se serbët kanë bërë më shumë krime se Serbia ama krimet më monstruoze i kanë bërë shqiptarët”–  deklaronte Kurti më 23 prill 2014 në Kuvend.

Pre e kësaj deklarate të cunguar patën rënë edhe dy anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari dhe deputeti Hisen Berisha. KALLXO.com pati raportuar për këtë çështje në prill të këtij viti.

Nurellari, gjatë një emisioni televiziv e pati lëshuar si audio-deklaratë, videon e cunguar kurse deputeti Berisha, deklarimet e supozuara të Kurtit i përdori gjatë një fjalimi në Kuvendin e Kosovës edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha më 24 mars 2023.

Tetë vite më parë, më 3 gusht 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës, me shumicë votash kishin votuar ndryshimet kushtetuese që i hapnin rrugën themelimit e Gjykatës Speciale e cila do të gjykonte pretendimet për krimet e luftës në Kosovë.

Votat pro për Specialen i dhanë një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kërkonin që të mos votohej ky mekanizëm i cili sipas tyre po cenonte rendin kushtetues.