array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Reklamimi i suplementeve përmes portaleve fiktive

Deklarata

1 tabletë dita minus 7 kg jave!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi në Facebook me titull “1 tabletë dita minus 7 kg jave!” është i rremë. Në këtë postim hapet një faqe e internetit e cila ka pamjen dhe dizajnin e një portali me emrin “Per Shendetin”, mirëpo asnjë prej rubrikave të tij (Moda, Shëndeti, Bukuria, Dieta) nuk mund të klikohen. Dietologët thonë se secili person duhet të ketë dietë të personalizuar në mënyrë që të humbë peshë. 

Artikulli

Më 24.05.2024 faqja në Facebook ‘Fadeer Heter’(arkiva), ka publikuar një artikull me titull: “1 tabletë dita minus 7 kg jave!”

Kur klikon mbi të, linku të dërgon te një artikull në ueb faqen ‘beauty-cf2.tech’(arkiva).

Artikulli ka titullin: Si humba 23 kg në 8 javë pavarësisht problemeve të tiroides dhe punës sedentare. Rruga ime drejt peshës së ëndrrave.

Artikulli citon ‘Valentina Kapurani’, e cila thuhet se me këtë produkt ka humbur 23 kilogramë në 8 javë. Krypometër përmes kërkimit të fotografive në Google Lens ka gjetur se fotografitë që janë përdorë për ilustrimin e Valentina Kapurani janë përdorë për ilustrimin e grave që kanë humbur peshë.

Artikulli është publikuar në faqen ‘beauty-cf2.tech’(arkiva), e cila ka pamjen dhe dizajnin e një portali me emrin “Per Shendetin”, që ka rubrikat: Moda, Shëndeti, Bukuria, Dieta. Kur klikohet në cilëndo prej rubrikave apo titujve tjerë, linqet dërgojnë te dritarja që mundëson porositjen e këtij ilaçi.

Në këtë artikull është edhe një suplement me emrin: ‘SLIM FIT’.

Krypometër ka kontrolluar nëse produkti që promovohet përmes këtij shkrimi dhe kësaj faqeje të internetit bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim për Marketing në Republikën e Kosovës dhe ka gjetur se produkti ‘Slim Fit” nuk bën pjesë në listën e produkteve me Autorizim Marketingu në kuadër të Agjencisë së Kosovës për produkte dhe pajisje medicinale.

Krypometër ka pyetur edhe dietologen dhe specialisten e mjekësisë, Dhurata Halabaku, e cila ka thënë se secili person ka metabolizëm të ndryshëm prandaj duhet të bëhen testi i intolerancës para se të caktohet një program për dobësim.

“Minimumi i kërkesës për një produkt që e konsumojmë është me i ditë vetitë e tij, përparësitë dhe ndikimet eventuale anësore, por edhe prodhuesin”- tha Halabaku.