array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pamje nga aksioni kur u arrestua Millun Millenkoviq Llune, 13 qershor 2023, Foto:KALLXO.com

Publikimi i pambështetur për arrestimin e kreut të “Mbrojtjes Civile”

Deklarata

Udhëheqësi i formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”, koka e krimit në veri të vendit Milun Milenkovic Llune është arrestuar nga Policia e Republikës së Kosovës

media

Vlerësimi

Me kos

Publikimi me titull “Udhëheqësi i formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”, koka e krimit në veri të vendit Milun Milenkovic Llune është arrestuar nga Policia e Republikës së Kosovës” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar me burime zyrtare se personi në fjalë nuk dyshohet të jetë udhëheqësi kryesor i organizatës terroriste. 

 

Artikulli

Faqja Mbështetësit e Albin Kurtit ka publikuar  një informacion me përmbajtjen “Udhëheqësi i formacionit kriminal “Mbrojtja Civile”, koka e krimit në veri të vendit Milun Milenkovic Llune është arrestuar nga Policia e Republikës së Kosovës”.

Ky material i shpërndarë në Facebook ka marrë mbi 600 reagime dhe është shpërndarë mbi 15 herë në faqe të tjera.

Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i saktë dhe  nëse personi me nofkën Lune është person i dyshuar si kreu i organizatës terroriste “Mbrojtja Civile” (Civilna Zaštita) në veri të vendit. 

Për të verifikuar këtë informacion, Krypometër fillimisht ka egzaminuar komunikimet publike të cilat janë shfaqur pas arrestimit të këtij personi. 

Krypometri ka gjetur se Ministri i Punëve të Brendëshme, Xhelal Sveçla kishte publikuar njoftimin për arrestimin e Lune. Në postimin e datës 13 Korrik 2023 Sveçla kishte thënë se Lune ishte njëri nga udhëheqëist e grupit, por jo kreu i grupit të njohur si “Mbrojtja Civile”.

“Policia e Kosovës sot ka arrestuar Milun Milenkovic- Llune, një nga udhëheqësit e formacionit kriminal “Mbrojtja Civile” dhe prijësin e bandave kriminale”- ka shkruar Sveçla në postimin e tij.

Analiza e deklaratës së Sveçlës tregon se ai nuk ka konfirmuar se personi në fjalë është kreu i organizatës në fjalë.

Krypometër ka verifikuar tutje për të kontrolluar nëse në pretendimet e Prokurorisë Speciale ky person është paraqitur si kreu i organizatës terroriste.

Kërkesa e paraburgimit është dokument i hetimeve të prokurorisë. Në dokumentin e siguruar nga Krypometri, e i cili është dorëzuar në gjykatë në muajin korrik të këtij viti, personi në fjalë përmendet si personi kreu i organizatës terroriste.

Për të verifikuar edhe më tutje këtë informacion, Krypometër me datë 27/11/2023 ka kontaktuar me avokatin Miodrag Brkljaq i cili e përfaqëson personin në fjalë. 

Brkljaq i ka thënë Krypometrit se në dosjen e hetimit, të ciliën e ka ngritur prokuroria, klienti i tij nuk dyshohet se është kreu i organizatës Mbrojtja Civile (Civilna Zaštita).

“Nuk ëshë e vërtetë që dyshohet si kreu i organizatës. E vërtetë është që ai vetëm është arrestuar”- ka thënë Brkljaq për Krypometër.