array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Promovimi i investimeve në monedha virtuale përmes artikullit të rremë

Deklarata

Konfirmohen akuzat ndaj Ant McPartlin! Më në fund zbulohet sekreti i prezantuesit të famshëm!

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titull “Konfirmohen akuzat ndaj Ant McPartlin! Më në fund zbulohet sekreti i prezantuesit të famshëm!” është i rremë. Banka e Anglisë kanë thënë për krypometër se nuk kanë ushtruar asnjë padi ndaj prezantuesit Ant McPartli. Artikulli është publikuar në një faqe mashtruese, pasi e njëjtat është imitim i faqës së BBC.com. Në artikull është trilluar një initervistë që gjoja Ant McPartlin ka dhënë për emisionin “The Graham Norton Show”.

Artikulli

Më 03.06.2024 faqja në Facebook “Mike Schmid” (arkiva) ka publikuar një link me përshkrimin “The allegations against Ant McPartlin are confirmed! The secret behind the famous host is finally revealed! (në shqip: Konfirmohen akuzat ndaj Ant McPartlin! Më në fund zbulohet sekreti i prezantuesit të famshëm!)”.

Në postim figuron se linku që hapet pretendohet se është Reuters, mirëpo pas klikimit hapet një ueb-faqe që është imitim i faqes së BBC.com. Në faqen fwjioe.top (arkiva), në cilëndo prej rubrikave që klikon, të dërgon në fund të faqes ku është publikuar artikulli, tek pjesa e komenteve. 

Artikulli i publikuar është në gjuhën angleze, por i njëjti është shfaqur edhe tek përdoruesit e Facebook në Kosovë përmes reklamimit të tij. Në këtë artikull promovohet një monedhë virtuale, e cila sipas pretendimeve, mund të sjellë përfitime të mëdha monetare.

Pretendimi i rremë se artikulli është publikuar në Reuters
Pretendimi i rremë se artikulli është publikuar në Reuters

Në përmbajtje pretendohet se prezantuesi anglez Anthony David McPartlin, ka deklaruar se nuk duhet të punoni për të qenë i pasur, por për këtë deklarim është paditur nga Banka e Anglisë. 

Më tej artikulli pretendon se McPartlin ka prezantuar një aplikacion që “mund të fitoni mijëra dollarë në ditë duke shpenzuar vetëm 10-20 minuta kohë të lirë në ditë”.

Përmbajtja e këtij artikulli është identike më atë të publikuar në një faqe tjetër, porse protagoniste në atë shkrim ishte presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe i njëjti ishte cilësuar si i rremë.

Në artikull thuhet se prezantuesi anglez Anthony David McPartlin është paditur nga Banka e Anglisë, prandaj Krypometër ka kontaktuar me zyrën për media në Bankën e Anglisë për të verifikuar këtë pretendim.

Në një përgjigje për Krypometër, Banka e Anlisë ka thënë se përmbajtja e artikullit dhe pretendimi se ata kanë paditur prezantuesi anglez Anthony David McPartlin është i rremë.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në këtë publikim”- thuhet në përgjigje.

Në artikull janë paraqitur disa fotografi që  tregojnë se prezantuesi McPartlin ishte mysafirë në një emision televiziv.

Krypometër, përmes kërkimit të fotografive në “Google Lens”, Krypometër ka gjetur se prezantuesi McPartlin kishte qenë mysafir në emisionin “The Graham Norton Show”, më 14.01.2022.

Krypometër ka analizuar materialin e intervistës dhe asnjë deklaratë e dhënë nga prezantuesi anglez nuk përkon me atë që është thënë në artikullin e publikuar në faqen faqen fwjioe.top (arkiva). 

Po ashtu, ai nuk e përdor telefonin në asnjë moment gjatë intervistimit si pretendohet në artikullin e publikuar.

Për më tepër është analizuar edhe veshja e autorit të emisionit, Graham Norton, dhe e njëjta nuk përkon me atë që është shfaqur në artikull.

Anthony David McPartlin është një prezantues televiziv anglez, ish-këngëtar, reper dhe aktor. Ai është më i njohur për punën e përbashkët me Declan Donnelly si pjesë e dyshes prezantuese Ant dhe Dec. Miqësia e tyre daton që prej vitit 1990.

Dyshja që atëherë e kanë vazhduar karrierën e tyre si prezantues televiziv dhe aktualisht prezantojnë programet “I’m a Celebrity… Get Me Out of Here!”, “Britain’s Got Talent” dhe “Limitless Win”.

Ndërkaq, emisioni televiziv “The Graham Norton Show”, udhëhiqet nga komediani irlandez, Graham Norton, i cili gjatë emisionit të tij përfshin biseda me persona të famshëm  lojëra, muzikë live, shumë shaka dhe argëtim.