array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Pretendimi se hudhra shëron infeksionin e veshit

Deklarata

Hudhra ndihmon në largimin e dhimbjeve në vesh, infeksioneve të veshit dhe largon dhimbjen e kokës shpejt dhe në mënyrë efektive

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Postimi “Hudhra ndihmon në largimin e dhimbjeve në vesh, infeksioneve të veshit dhe largon dhimbjen e kokës shpejt dhe në mënyrë efektive” nuk është i saktë. Vaji i hudhrës edhe mund të ndihmojë për sëmundje të lëkurës së kanalit të veshit, mirëpo otorinolaringologët thonë se hudhra nuk përdorët “për infeksionet akute të veshit të mesëm, patologjia më e shpeshtë te fëmijët, por edhe te të rriturit”. Ka raste kur infeksionet e hundës kalojnë në vesh, prandaj rekomandohet që të përdoren pikat për hundë. Mjekët rekomandojnë që për çdo shqetësim për vëshët të konsultohen specialistët për këtë sëmundje (ORL- otorinolaringologët).

Artikulli

Më datë 19.02.2024, faqja në Instagram  ‘fakteinteresante_’, (arkiva) ka publikuar një fotografi me mbishkrimin “Hudhra ndihmon në largimin e dhimbjeve në vesh, infeksioneve të veshit dhe largon dhimbjen e kokës shpejt dhe në mënyrë efektive. Thjesht, vendos një copë të pastruar të hudhrës në veshin tuaj. Përshtateni atë në mënyrë të përkryer në vesh, si të ishin kufje dhe lëreni aty derisa të ndjeheni të lehtësuar!”

Një postim me përmbajtje të ngjashme ishte publikuar edhe në faqen në Facebook Origjinale’ (arkiva), më 12.12.2020.

Postimet pretendojnë se vendosja e një thelbi të hudhrës në vesh ndihmon në “largimin e dhimbjeve në vesh, infeksioneve të veshit dhe largon dhimbjen e kokës”.

Krypometër ka kontaktuar me disa specialistë për të verifikuar prentedimet që janë bërë në këto postime.

Krypometri ka biseduar me Aziz Mustafën, specialistin e ORL-së. 

Mustafa për Krypometër ka thënë se përdorimi i hudhrës për trajtim të sëmundjeve të veshit reklamohet shpesh në rrjetet sociale.

“Aty shihen edhe fotografi të thelbit të hudhrës të vendosur në kanalin e jashtëm të dëgjimit. Në hulumtimin tonë që kemi kryer në literaturë, kemi gjetur të dhëna se hudhra ka efekt në shërimin e dhimbjen në vesh, por si vaj i hudhrës, ku në faqe të caktuara të internetit jepen edhe udhëzime si duhet të përgatitur në kushte shtëpiake ky vaj”- ka thënë Mustafa.

Por, ai ka thënë se vaji i hudhrës përdoret për sëmundje të lëkurës së kanalit të veshit por jo edhe për infeksione të tij.

“Vaji i hudhrës vlen për sëmundje të lëkurës së kanalit të veshit, por jo edhe për infeksionet akute të veshit të mesëm, patologjia më e shpeshtë te fëmijët, por edhe te të rriturit. Vendosja e thelbit të hudhrës në vrimë të veshit ka efekt placebo, sepse sasia e substancës aktive që mund të kalojë vetëm me kontakt të thelbit me lëkurën e kanalit është tërësisht i parëndësishëm, sa është vendosja e tabletës së antibiotikut në vesh, në vend të pirjes nëpër gojë”- thuhet në përgjigjen e Mustafës për Krypometër të datës, 21.02.2024.

Tutje Mustafa ka treguar se ka hasur në raste kur përdorimi i thelbit të hudhrës ka qenë i dëmshëm.

“Si mjek specialist otorinolaringolog, gjatë karrierës sonë hasim shumë raste kur përdorimi i hudhrës bëhet i dëmshëm sepse paraqet trup të huaj që futet thellë në kanal të veshit, ënjtet dhe shkakton mbyllje të kanalit të shoqëruar me kruarje dhe dhembje, për çka nevojitet kërkimi i ndihmës mjekësore nga ana e mjekut gjegjës dhe shpenzime shtesë në medikamente dhe kohë”- ka thënë Mustafa.

Ai ka treguar se edhe përdorimi i vajit të hudhrës pa konsulltim me mjekun mund të shkaktojë dëme shëndetësore.

“Sa i përket vajit të hudhrës së përgatitur në kushte shtëpiake, nëse bëhet fjalë për sëmundje kur cipa e veshit është e vrimuar për shkak të sëmundjes ose lëndimit, depërtimi i vajit në hapësirën e veshit të mesëm shkakton vetëm dëme dhe asnjë dobi. Në bazë të kësaj, ju rekomandojmë që trajtimi i sëmundjeve të veshit të bëhet nga ana e personelit mjekësor të specializuar e të mos eksperimentohet me metoda të pa verifikuara të trajtimit”- thuhet tutje në përgjigjen e Mustafës.

Krypometri ka kontaktuar edhe me zëvendësdrejtorin e klinikës së Otrinolaringologjisë, Flamur Ukaj. Ukaj për Krypometër tha se hudhra nuk guxon të përdoret kur kemi të bëjmë me membranën timpanike- cipën e veshit.

Ai ka thënë se nuk ka dëshmi shkencore për efektin e hudhrës apo efektet shëruese të saj, mirëpo “janë bërë disa studime edhe me grupe fëmijësh dhe është vlerësuar efekti i hudhrës në shërimin e dhimbjes së veshit dhe ka treguar se ka pasur efekt”- pasi hudhra ka efekt antibakterial, antiviral dhe antifungal. 

Përkundër këtyre rezultateve, Ukaj, ka thënë se përdorimi i thelbit të hudhrës kur ka infeksione në vesh mund të vështirësojë edhe më shumë gjendjen e pacientit.

“Hudhra mund të përdoret në dy mënyra, në formën e vajit që mund të përgatitet në kushte shtëpie por edhe thelbi. Unë nuk e rekomandoj hudhrën sepse nëse ka infeksion në cipën e veshit, duhet përdorur antibiotik. Kemi raste kur nga infeksioni i hundës mund të shkaktohet infeksion edhe në vesh, prandaj në këtë rast duhet përdorur pika për hundë. Kemi pasur raste kur pacientët kanë përdorur edhe thelbin e hudhrës por që s’kanë ditur si të vendoset sepse nëse futet në kanal të veshit sjell probleme. Kemi edhe raste kur thelbi i hudhrës ka reaksion në lëkurë në formë të skuqjes”- shton tutje për Krypometër, Ukaj.

Ndërsa, drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani ka thënë se infeksionet e veshit mund të jenë nga veshi i jashtëm, i mesëm dhe i brendshëm. 

“Infeksionet e jashtme trajtohen me yndyrë steroide dhe antibiotik sipas tabllos klinike të veshit të mesëm, me pika steroide dhe antibiotikë, varësisht nga gjendja, ndërsa ato të veshit të brendshëm kërkojnë trajtim të specializuar. Në kujdesin parësor i trajtojmë rastet pa komplikime sipas indikacioneve”- thuhet në përgjigjen e Sylejmanit të datës 21.02.2024.