array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Postim i rremë për Feronit Shabanin “Fero”

Deklarata

Dua të gjykohem vetëm me ligj të Islamit

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi në të cilin shihet reperi nga Gjilani, Feronit Shabani i njohur për publikun me emrin “Fero”, në gjykatore duke thënë “ Dua të gjykohem vetëm me ligj të Islamit”, është i rremë. Krypometri ka kontaktuar gjykatësin dhe avokatin e Shabanit të cilët kanë konfirmuar se një deklaratë e tillë nuk është dhënë në gjykatore.

Artikulli

Me datë 22/08/2023 faqja në Facebook Prishtina ka shpërndarë një postim me mbishkrimin Fero para gjykatës. Postimi është shoqëruar me një fotografi e cila mbanë mbishkrimin “Dua të gjykohem vetëm me ligjet e islamit”.

Për shkak të interesit publik dhe rëndësisë së një deklarate të tillë për rendin kushtetues, Krypometri me datë 23/08/2023 ka verifikuar nëse i apostrofuari e ka thënë një mesazh të tillë.

Krypometri ka konstatuar se reperi me nofkën “Fero” është  Feronit Shabani dhe në proceset gjyqësore i njëjti është mbrojtur nga avokati Sherif Sherifi.

Avokati Sherif Sherifi në bazë të autorizimeve nga klienti i tij me datë 23/08/2023 ka konfirmuar se klienti i tij gjatë proceseve gjyqësore nuk e ka thënë një gjë të tillë. 

“Jo  nuk është thënë një deklaratë e tillë, ato janë pallavra t’sokaqeve, procesi është kryer qe dy javë, ja kanë mveshë, montazhë është”- ka thënë avokati Sherif Sherifi.

Siç dihet Shabani ishte ishte arrestuar nga policia më 11 korrik 2023 të këtiij viti, nën dyshimet për veprën penale dhunë në familje.

Për këto veprime Shabanit me 14 korrik të këtij vit i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Procesi Gjyqësor ndaj Shabanit është zhvilluar në Gjykatën e Gjilanit.

Krypometri ka konstatuar se fotografia e publikuar në platformën Prishtina është fotografi nga gjykata e Prishtinës dhe aty shihet gjykatësi Avni Syla.

Krypometri ka kontaktuar me gjyqtarin Syla. Në një deklaratë të dhënë me datë 23/08/2023 gjykatësi Syla ka thënë se personazhi në fjalë nuk ka thënë një deklaratë të tillë.

“Unë e kom pasë një lëndë për armëmbajte. I pandehuri kurr nuk i ka përmend ligjet tjera edhe ka shku procedura shumë në rregull, e ka pranu fajësinë, nuk kom rast unë tjetër të tij, rastin e tij e kom pas vetëm për armëmbajtje”- ka thënë gjykatësi Syla në deklaratën për Krypometër.