array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Përshkrimi i rremë i fotografisë së Kadri Veselit me deputetin Adem Hoxha 

Deklarata

O popull shikon si kan prite PDK kriminalin e serbis radojqiqin kamkryq ne zyre

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Përshkrimi i fotografisë së Kadri Veselit “O popull shikon si kan prite PDK kriminalin e serbis radojqiqin kamkryq ne zyre” është i rremë. Në fotografinë e publikuar nuk është Kadri Veseli me Millan Radoiçiqin, por me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha. Hoxha është edhe kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane, por në parlament ai nuk përfaqëson ndonjë parti politike.

Artikulli

Më 09.02.2024 një profil (arkiva) në Facebook ka publikuar një fotografi në të cilën shihet ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli së bashku me një person tjetër me mbishkrimin “O popull shikon si kan prite PDK kriminalin e serbis radojqiqin kamkryq ne zyre”.

Krypometër ka kontaktuar edhe me Partinë Demokratike të Kosovës për të sqaruar rrethanat e fotografisë. Zëdhënësi i PDK-së, Valmir Klaiqi ka shpjeguar se në foto shihet qartë se është ish-kryparlamentari Veseli dhe deputeti Adem Hoxha.

“Ne këtë fotografi duke qartë që është kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Kadri Veseli me deputetin Adem Hoxha. Montazhat dhe aludimet shpifëse të kampanjave denigruese online duhet të ndiqen nga Departamenti i krimeve kibernetike në Policinë e Kosovës”- ka deklaruar Klaiqi për Krypometrin.

Krypometër, përmes kërkimeve në ‘Google Lens’ se në fotografi është deputeti goran i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha. Hoxha ka fotografi edhe me liderë të tjerë të Kosovës, që e drejtonin qeverinë apo ministritë

Personi i cili shihet në fotografi me Kadri Veselin nuk është Millan Radoiçiq, por është deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha.

Hoxha është edhe kryetar i Partisë së Bashkuar Gorane, mirëpo në parlament ai nuk përfaqëson ndonjë parti politike. Gjithashtu ai bën pjesë në Komisionin Parlamentar për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim dhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli aktualisht po mbahet në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Deri më tani, Gjykata ka refuzuar çdo kërkesë për mbrojtje në liri të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen atje.

Veseli ka qenë në sallën e gjykimit më datë 25.03.2024 në të cilën seancë është dëgjuar një dëshmitar.

Veseli po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit si përndjekje, burgosje, akte ç’njerëzore, torturë, zhdukje dhe vrasje, si dhe me 10 pika për krime lufte si arrestim, ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje të paligjshme.

Më 22.02.2024, Gjykata Speciale njoftoi se ua ka vazhduar paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë edhe Kadri Veselit. Sipas këtij njoftimi, për të dy të akuzuarit, gjykatësit konstatuan se vazhdon të ekzistojë rreziku që të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë vepra të tjera penale ndaj personave që konsiderohen si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë gjykim.