array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pamje nga filmi paraqiten si tragjedi

Deklarata

Tra Gjedi E Pa Zakond Ndodh Në Momentin Kur Gazetari Bën Një Intervist, Por Reagimi I Gazetarit Esht I Cuditshem

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titullin “Tra Gjedi E Pa Zakond Ndodh Në Momentin Kur Gazetari Bën Një Intervist, Por Reagimi I Gazetarit Esht I Cuditshem” është i rremë. Në artikull thuhet se ka ndodhur një tragjedi e pazakontë, një veturë ka fluturuar nga shpejtësia e madhe, përderisa një gazetar ka qenë duke realizuar një intervistë. Por, kjo video është një pjesë nga xhirimet e një filmi dhe në video është aktori Ryan Reynolds, i cili luan në këtë film. Videoja është publikuar në vitin 2018 nga vetë aktori.

Artikulli

Më 27 nëntor 2021 faqja e internetit “Drejtpërdrejtë” ka publikuar një artikull me titullin “Tra Gjedi E Pa Zakond Ndodh Në Momentin Kur Gazetari Bën Një Intervist, Por Reagimi I Gazetarit Esht I Cuditshem”.

I njëjti artikull është shpërndarë në faqen në Facebook “Revista 360” më 23 nëntor 2022, por është shpërndarë edhe më 13 shkurt 2022 në faqen “Gazeta Shqip”.

Në këtë artikull thuhet se ka ndodhur një tragjedi e pazakontë, kur një veturë ka fluturuar nga shpejtësia e madhe, përderisa një gazetar ka qenë duke realizuar një intervistë. Në artikull është bashkangjitur edhe një video e ishte publikuar në shtator të vitit 2018 nga aktori Ryan Reynolds, i cili shihet edhe vetë në video. Pamjet janë pjesë të xhirimeve të filmit “6 Underground” dhe nuk bëhet fjalë për një aksident të vërtetë.

Për këtë video, kishte raportuar edhe gazeta britanike, DailyMail, e cila kishte shkruar se Reynolds kishte publikuar një klip në rrjetet sociale nga seti i “6 Underground”, filmi aksion për të cilin po bashkëpunon me Michael Bay.