array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Mbishkrimi i rremë për Kryeministrin e Shqipërisë 

Deklarata

KRYEMINISTRI I SËRRBIS RAMA DEKLARON SE ..

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Mbishkrimi “KRYEMINISTRI I SËRRBIS RAMA DEKLARON SE ..” është i rremë. Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë. Ndërsa, Ana Bërnabiq është kryeministre e Serbisë, e cila është ri-zgjedhur për herë të dytë në këtë pozitë në fund të vitit 2022. Në postim nuk është dhënë asnjë sqarim pse i është referuar Ramës si kryeministër i Serbisë.

Artikulli

Më 17 tetor 2023, në grupin në facebook “Diaspora shqiptare” (arkiva) është shpërndarë një lajm i Gazetës Express me titull “Rama: Kosova është futur në kurthin që ia ka bërë vetes”.

Në këtë grup ky lajm është shpërndarë me mbishkrimin “KRYEMINISTRI I SËRRBIS RAMA DEKLARON SE ..”- duke iu referuar Edi Ramës, si kryeministër i Serbisë.

Përveç mbishkrimit që i referohet Ramës si kryeministër i Serbisë, në postim nuk është ofruar asnjë fakt tjetër mbështetës. 

Lajmi i shpërndarë është deklarata e Ramës rreth marrëdhënive Kosovë- Serbi dhe liberalizimin e vizave për Kosovën pas takimin me Emanuel Macron, presidentit të Francës.

Mbishkimi është i rremë, pasi Edi Rama është kryeministër i Shqipërisë. Rama është në krye të ekzekutivit shqiptar që nga viti 2013 kur Partia Socialiste fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e përgjithshme. Rama është rizgjedhur për mandatin e tretë si kryeministër i Shqipërisë në prill të 2021. 

Krypometri ka verifikuar gjithashtu se aktualisht Ana Bërnabiq është kryeministre e Serbisë. Bërnabiq është ri-zgjedhur për herë të dytë në këtë pozitë në fund të vitit 2022.

Raportet në mes kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama mbetën të tensionuara që nga anulimi i mbledhjës së dy qeverive, në qershor të vitit 2023, për të vazhduar me kritikat e Ramës ndaj qasjes së Kurtit në dialogun Kosovë – Serbi. 

Temë e nxehtë në mes dy kryeminstrave u bë ngjarja e 24 shtatorit 2023 në Banjskë pas të cilës Rama kishte thënë se “KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës”.