array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Manipulimi i fotografisë së ministres Haxhiu

Deklarata

Na jena një shpi budall

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi “Na jena një shpi budall” është i pavërtetë. Krypometër ka kontaktuar protagonistët e kësaj inforate dhe ata kanë konfirmuar se një deklaratë e tillë nuk është thënë asnjëherë.

Artikulli

Më 10 shtator 2023 profili i Facebook-ut “Komente Politike” ka postuar në  fotografi në grupin publik “Diaspora me PDK në të cilin shihet ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me bashkëshortin e saj, Alban Krasniqi.

Në fotografi shihen Haxhiu e Krasniqi duke e mbajtur një pankartë ku shkruhet “Na jena një shpi budall”.

Krypometri ka verifikuar nëse Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka pasur një përmbajtje të tillë në duart e saj në paraqitjet e saja në publik.

Fillimisht përmes platformës Google Lens është kërkuar nëse një përmbajtje e till është publikuar, mirëpo të dhënat tregojnë se fotografi me këtë mbishkrim nuk ka pasur të publikuar më herët.

Për të konfrolluar vërtetësinë e përmbajtjes, Krypometri me datë 11/09/2023 ka kontaktuar Ministren Albulena Haxhiu.

Më një deklaratë me shkrim, ajo ka konfirmuar se postimi në fjalë është i manipuluar.

“Imazhi me mbishkrimin është i manipuluar. Këto manipulime bëhen me qëllim të cenimit të dinjitetit dhe kjo është për keqardhje”– ka thënë Haxhiu për Krypometrin. 

Albulena Haxhiu është ministre e drejtësisë dhe është e martuar me anëtarin e KQZ-së Alban Krasniqi

Javëve të fundit, politikanët dhe figurat publike në vend janë përballur me fushata të falsifikimit të imazheve të cilave u janë shtuar deklarata të pathëna nga ta.

Diaspora me PDK 👍” është grup publik në Facebook i cili numëron mbi 4 mijë e 500 anëtarë. Postimet në këtë grup janë kryesisht mbi zhvillimet politike në vend ndërsa materiali për ministren Haxhiu është shpërndarë disa herë.